Plot 1 350 kilogramë marijuanë janë sekuestruar nga autoritetet italiane në zonën e Torre Jacova të Romës.
Droga u zbulua në banesën e një 18-vjeçari shqiptar, i cili përfundoi në pranga.
Sipas mediave fqinje, droga u zbulua falë kontrolleve të shpeshta në ato që njihen si “zonat e shpërndarjes”, që çoi në një vilë ku bënë kontroll.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, e kishte futur drogën në 75 qese të mëdha, të mbështjella tërësisht me celofan.

Marijuana kishte destinacion tregun e kryeqytetit italian.
18-vjeçari shqiptar u arrestua me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarje dhe është lënë në burg.
a.s/dita

Duhet kërkuar burimi , nga vjen , ku prodhohet , përpunohet , si e qysh trasportohet , etj, se me moshën që ka ky adoleshent , është absurde ti ngarkohen të gjitha mëkatet këtij . Me siguri , që bosi i gjithë kësaj sasie marramendëse droge , ndodhet në pozicione kyçe , nën mbrojtjen e garancine e forces së shtetit ! Nuk është aspak çudi , që nga ajo qendër drejtohet e komandohet edhe droga që kohët e fundit kultivohet kaq masivisht në Shqipëri !