Një operacion i përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj italiane ka goditur një rrjet të trafikimit të drogës, duke sekuestruar të paktën 1 ton drogë në shtetin fqinjë. Mësohet se operacioni i koduar “Nëntoka” ka vënë në pranga 11 persona të përfshirë në një rrjet të fuqishëm të trafikimit të drogës. Ndërkohë, policia e Vlorës pritet të dalë në një konferencë shtypi, ku do të njoftohet edhe kapja e një prej krerëve të trafikut të lëndëve narkotike drejt shtetit italian.
na thoni llojin e droges i thoni mulit qe ti themi bravo italianeve. se po qe hashash lazarati kjo nuk eshte ndonje arritje pasi kjo qeveri e konsideron hashashin me pak te demshem se duhanin.