Kapen 12 kg kokainë, arrestohen 3 shqiptarë

Ornela

Policia italiane shkatërroi një bandë të trafikut të kokainës, në krye të së cilës ishin 3 shqiptarë. 12 kg kokainë u sekuestruan nga karabinierët e Romano-s pranë qytetit të Bergamos dhe 114 mijë euro. Shqiptarët përfunduan në pranga. Ata janë të moshës 24 deri në 40 vjeç, por autoritetet italiane nuk dhanë detaje për identitetet e tyre.

Operacioni policor u finalizua mbrëmjen e së premtes. Gjithçka nisi pas ndalimit të dy makinave të dyshimta në një parkim, brenda të cilave u gjet sasia e konsiderueshme e kokainës dhe paratë.

Bëhet fjalë për sekuestrimin më të madh të kokainës në vitet e fundit, njoftoi policia italiane. Nëse do të hidhej në treg, droga e sekuestruar do t’u sillte trafikantëve mbi 700 mijë euro fitime.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *