Kapen 130 kg drogë në portin e Durrësit, pranga trafikantit

Saimir Lleshi

Një tjetër sasi droge është sekuestruar nga policia në Portin e Durrësit.

Burime zyrtare bënë me dije se janë kapur 130 kg drogë e llojit kanabis sativa, e cila ishte e ndarë në 109 pako.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Besnik Goxho, 49-vjeç, banues në Gjirokastër.

Droga ishte fshehur në mjetin e tij tip kamion. Lënda narkotike po trafikohej në drejtim të Italisë.

Ende nuk dihet nëse autori është i lidhur me ndonjë rrjet trafiku. Policia po heton më tej për rastin. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *