Kapen 200kg të tjera drogë Lazarati

anazapta

Policia e Gjirokastrës njoftoi ashtu si çdo ditë sekuestrimin e 200 kg marijuanë, ndërsa deklaroi se ka shpallur në kërkim transportuesin e drogës.

Në njoftimin zyrtar thuhet se droga është kapur në aksin rrugor Kordhocë- Gjirokastër në një automjet pa targa. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit porsa ka parë që e ndiqte policia ka shtuar shpejtësinë dhe  ka devijuar rrugën nacionale duke u futur në një rrugë dytësore në krah të varrezave të qytetit, ku dhe ka braktisur automjetin dhe është larguar me shpjetësi duke përfituar nga errësira.

është bërë i mundur identifikimi I drejtuesit të mjetit që është një 24 vjeçar nga Lazarati.

Sipas policisë lënda narkotike kishte si destinacion përfundimtar Italinë.

Ndërkohë një ditë më parë policia e Gjirokastrës sekuestroi 30 kg mariuanë ndërsa arrestoi edhe dy transportuesit e saj, dy vëllezër nga Berati

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *