Kapen 210 kg drogë në portin e Durrësit

anazapta

Policia kufitare e portit të Durrësit ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, ndërsa në pranga ka përfunduar transportuesi i saj.

Lënda narkotike e dyshuar si kanabis sativa, e cila synohej të trafikohej drejt Italisë, është pikasur nga policia kufitare gjatë kontrollit që ka ushtruar në trajlerin me targa TR 47 91 D.

Lidhur me këtë ngjarje, nga ana e policisë u arrestuar në flagrancë shtetasi Lutfi Burnazi, 62 vjeç, nga Dibra.

Sasia e drogës është gjetur në pjesën e brendshme të këtij automjeti, e cila ishte e ndarë në disa pako, ndërsa paraprakisht dyshohet të ketë një peshë mbi 210 kilogramë.

Nga ana e policisë po punohet për identifikimin e personave të përfshirë në këtë rrjet të trafikimit ndërkombëtar të lëndës narkotike, për vendin e origjinës, si dhe destinacionin përfundimtar.

Ky është rasti i dytë që brenda një harku të shkurtër kohor në portin e Durrësit kapet lëndë narkotike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *