Kapen 2300 kg marijuanë, ishte nisur drejt shteteve fqinje

anazapta

Një sasi e madhe droge është kapur në veri dhe jug të vendit, në përpjekje për t’u trafikuar drejt Greqisë dheMalit të Zi.

169 kg marijuanë janë sekuestruar nga autoritetet greke mëngjesin e sotëm. Lënda narkotike kishte mbërritur në territorin e shtetit fqinj nga Shqipëria. Sipas policisë greke, 169 kg marijuanë është sekuestruar në vendin e quajtur Nea Selefkia të Igumenicës, në një makinë që vinte nga kufiri me Sarandën. Marijuana ishte e ndarë në 5 çanta me 175 pako. Mjeti në të cilin u gjet droga i përkiste një shtetasi grek, i cili është shpallur në kërkim. Ndërsa drejtuesi i mjetit, me origjinë shqiptare, është vënë në pranga.

Gjithashtu, një tjetër operacioni këtij lloji ka sekuestruar 131 kg drogë në zonën mes Janinës dhe Gjirokastrës. Policia greke ka arrestuar 4 shqiptarë, të cilët po tentonin ta kalonin marijuanën në shtetin fqinj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *