Kapen 25 kg hashash në Kakavijë, arrestohet 73-vjeçari grek

anazapta

Rreth 25 kg hashash janë bllokuar mëngjesin e sotëm në pikën e kalimit kufitar me Greqinë, ndërsa një shtetas grek është vënë në pranga. Sipas policisë së Gjirokastrës, hashashi po transportohej në automjetin tip “Qaewo”, me targa ZHB 6844, në pronësi të shtetasit grek Christos Tzouganatos, 73 vjeç, tashmë i ndaluar.

Lënda narkotike është gjetur e fshehur në brendësi të automjetit gjatë një kontrolli rutinë në vijën e dytë në Kakavijë, rreth 25 km larg Gjirokastrës. Sipas uniformave blu, lënda narkotike ishte blerë në Lazarat (Gjirokastër) dhe kishte destinacion Athinën (Greqi).

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *