Kapen 321 kg marijuanë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, arratiset me not trafikanti

anazapta

Një sasi e madhe lënde narkotike është sekuestruar sot nga policia në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë. 321 kg marijuanë janë kapur nga uniformat blu të komisariatit të Gjirokastrës në një mjet tip Range Rover, me targa TR 0962 I. Mjeti me lëndë narkotike i shoqëruar nga dy autovetura ka mundur të thyejë postbllokun e policisë në vendin e quajtur Uji i Ftohtë.

Pavarësisht ndjekjes nga policia, i riu nga Lazarati, i cili drejtonte automjetin ku u gjet lënda narkotike, ka arritur të arratiset, duke u hedhur me not në anën tjetër të lumit Vjosë.

Policia po punon për kapjen e tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *