Një sasi kokaine me vlerën e 50 milionë eurove është zbuluar në një fabrikë Coca-Cola në Francë.
Droga e fshehur në çanta ishte vendosur mes një dërgese me lëng portokalli që kishte ardhur me kontenier nga Amerika e Jugut.
Policia ka ndërmarrë një hetim, në Signes, një fshat në jug të Francës.
Ngarkesa me 370 kg kokainë është një ndër ngarkesat më të mëdha të sekuestruar ndonjëherë.
Prokurori Xavier Tarabeux tha se ngarkesa e kokainës ka një vlerë prej 50 milionë euorosh
Punëtorët e fabrikës së Coca-Cola hedhin poshtë përfshirjen e tyre në këtë trafik ndërsa hetuesit po përpiqen të gjejnë origjinën e drogës.
” Hetimet kanë vërtetuar se punëtorët nuk janë të përfshirë në këtë trafik” thotë Jean-Denis Malgras, presidenti i kësaj fabrike për një media lokale.
Formula origjinale e Coca-Colës, e krijuar në 1886 nga farmacisti amerikan John Pemberton, besohet se ka dhe gjurmë të kokainës që rrjedhin nga ekstrakti i gjethesë së coca colës
Ngarkesa e fundit që është kapur në Francë ka qenë ajo e prillit 2015. Në një jaht u kapën 250 kg

Fabrikat apo laboratoret e perpunimit te kokaines gjenden vetem ne vendevte zhvilliara.