Kapen 386 kg drogë në kufi, tentojnë arratisjen 2 shqiptarë nga Koridhalosi

redaktor

Policia helene ka sekuestruar mëngjesin e djeshëm 386 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, ndërsa ka ndaluar edhe transportuesin e drogës, një shtetas shqiptar, emri i të cilit nuk u bë i ditur.

Sipas informacioneve të fundit, lënda narkotike u kap në aksin rrugor Janinë-Kakavijë, në një automjet që drejtohej nga një 43-vjeçar shqiptar. Mësohet se lënda narkotike kishte si destinacion Athinën, ndërkohë që po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës dhe se si ka kaluar kufirin ngarkesa pa u vënë re nga organet ligjzbatuese.

Ndërsa dy shqiptarë kanë tentuar që të arratisen nga burgu i Koridhalosit në Greqi. Të dënuarit, identitetet e të cilëve nuk janë bërë ende me dije nga autoritetet lokale, janë përpjekur me sa kanë mundur që të largohen prej këtij burgu me çarçaf. Ajo çka bëhet me dije është se të burgosurit kanë prerë më sharrë hekurat e dritares së burgut dhe më pas kanë dalë në oborr, por pa mundur që të dalin nga rrethimi. Në këtë moment ata janë parë nga rojet dhe janë kapur duke mos e përfunduar deri në fund arratisjen e tyre.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *