6 kilogramë kanabis u sekuestruan sot në portin e Durrësit, ndërsa në pranga përfundoi personi që po përpiqej ta kalonte atë drejt Italisë. Ylli Rapi, 35 vjeç, nga Hormova e Tepelenës, u bllokua në portin e Durrësit me 6 kilogramë lëndë narkotike. Droga paketuar në 11 pako dhe ishte fshehur në automjetin e tij tip Benz, me targa AA247FN. Materialet në ngarkim të 35-vjeçarit Rapi i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”.