Kapen dy grabitësit e Gjirit të Lalzit. Vodhën shtëpitë e Ristanit, Nokës, Mahos dhe Kodrës

anazapta

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasit Arnold Karaj dhe Donald Vatnikaj, pasi sipas njoftimit zyrtar, ata dyshohet se janë grabitësit e banesave të Arben Ristani, Flamur Noka, Petrit Mahos dhe Saimir Kodrës në Gjirin e Lalëzit

Ndaj grabitësve është dokumentuar se kanë qenë për 3 ditë me pushime dhe gjatë natës në Gjirin e Lalëzit brenda kompleksit “Lura” kanë vjedhur me thyerje banesat e deputetëve demokratë.

Sipas Policisë, në banesën e Ristanit kanë marrë shumën prej 1000 lekë të reja dhe një celular Samsung. Në banesën e Nokës nuk kanë marrë gjë. Në banesën e shtetasit Petrit Maho kanë marrë 2 telefona celularë të markës VERTY dhe 1 telefon IPHON 6.

Ndërsa në banesën e Saimir Kodrës, kanë marrë 200.000 lekë dhe 1 telefon celularë të markës Samsung. Sipas policisë, autorët, Arnold Karaj është 19 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, ndërsa Donald Vatnikaj, 18 vjeç, banon në Tiranë.

Share This Article
7 Comments
  • Ore kur na vjedhin neve qytetareve te zakonshem, hajduti nuk gjendet kurre ! As me behet vone fare qofte qe i kane vjedhur qofte qe i kane kapur autoret, sepse keta politikane kane ndertuar vazhdimisht nje shtet vetem per vete e jo per popullin qe i mban me taksa e rroga !!!

  • Te vret zoti te ankohesh per policine tone, se jane shume te zote. Hajdutet e xhepave dhe tritolet e farmacive i kapin sa hap e mbyll syte, por vrasesit e Konomit, Santos e Olldashit i ze frika ti permendin pale ti kapin qe as nuk e marrin mundimin. Tu vije turp per rrogat qe merrni.

  • Ky eshte lajm, jo ata qe kane te bejne me mungesen e ujit te pishem, cmimit stratosferik te energjise, pages se vogel te pensionisteve dhe invalideve, vjedhjeve dhe vrasjeve te perditeshme, bile dhe ne hunden e godinave te policise, etj etj. Medet te shkretet pronare te vilave, ku do i gjejne tashme ata para qe kane humbur!

  • Ai Saimir Kodra barkderri i fiksit qe u shit tek Beccheti, paska qene me i pasuri nga gjithe keta deputete e ministra!!!.Ne shtepine e isis ministrit Flamur Noka, bie miu e thyen koken,nuk gjen as therrime leku! Ne shtepine e kryehajdutit te votave Arben Ristani gjetem vetem ca kuti votimesh mush me plehna,celularin samsung te vjerres dhe 1000 lekeshin e katunares qumshit.Ngrijani rrogen ketyre deputeteve se po denohemi kot,si me hy ne kasolle te jevgut!

  • policinë e kemi të shkëlqyer!!as në amerikë nuk janë kaq të zotë!
    e keqja e vetme,është e keqe shumë e vogël,është se nuk jemi të gjithë politikanë!!
    ka dy variante për të zgjidhur problemin e vjedhjeve:
    -të gjithë të bëhemi politikanë!
    -hajdutët të bëhen të mënçur dhe të mos vjedhin më politikanët!!
    në rastin e parë i kapin shpejt e shpejt!!
    në rastin e dytë as që e çan trapin kush!!
    morali i fabulës është që meqë ne populli nuk mnd të bëhemi politikanë!?
    hajdutët të bëhen të mënçur e të mos vjedhin ata pak politikanë të nderruar që kemi!!

  • Po e keqja eshte se po vidhen nga simpatizantet e vet.C,ti besh,kete kategori ka te veten PD=ja.Vete i ka stervitur,po adresat ua kane dhene gabim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *