Kapen dy të dyshuar për vrasjen e të moshuarave, njëri është nipi

Bledar Lumani

Policia ka prangosur dy persona, të cilët akuzohen se janë përgjegjës për ngjarjen shokuese të ndodhur disa ditë më parë në Durrës.

Të arrestuar si autorë të dyshuar janë:

Velson Elmasi, 28 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, dënuar më parë me 4 vjet burg për marrëdhënie seksuale me dhunë;

Artur Kacanolli, 28 vjeç, lindur e banues në Shijak, i padënuar më parë, i dyshuar si bashkëpunëtor dhe për mbajtje pa leje të municioneve luftarake.

Ky i fundit është dhe nipi i një prej viktimave.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim edhe një i tretë.

Dy grate e moshuara,të moshës 70 dhe 75-vjeçe, janë torturuar dhe mbytur me qese plastmasi në kokë në shtëpinë e tyre në lagjen nr.11 të Durrësit, mbrëmjen e 2 shtatorit 2014.

Ato jetonin së bashku në banesën e vjetër dykatëshe në një nga lagjet kryesore të Durrësit.

 

Share This Article
1 Comment
  • Ky lloj nipi duhet varur te shtepia ku mbyti dy të mjerat? Ky është monstër,nuk është nip? Mos e quani nipin e tyre? Fshijeni fare nga gjenealogjia familjare? Vareni dhe lëreni pa varr? Pjellë e djallit?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *