Kapen hajdutët shqiptarë të banesave të ishullit të Korfuzit

Dita

Shkatërrohet banda e hajdutëve shqiptarë në Korfuz. Dy të rinj të moshave 21 dhe 24 vjeç u arrestuan nga policia.

Ndalimi i tyre është bërë mëngjesin e së shtunës në zonën e Garitsas.

Nga hetimet e policisë, dy të rinjtë kanë realizuar plot 8 vjedhje banesash në fillim të muajit gusht të këtij viti.

Vjedhjet të realizuara në zonën e Garitsas dhe pjese të tjera të Korfuzit kanë të bëjnë me para, bizhuteri, elektronikë dhe sende të tjera.

Policia greke po heton rreth bashkëpunëtorëve të mundshëm të 2 të rinjve shqiptarë të arrestuar.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *