Ka shkuar ne rreth 200 persona numri i klandestineve te cilet jane ndaluar dhe kthyer mbrapsht nga policia kufitare e Kakavijes ne harkun kohor te dy javeve.
Burime nga kjo Drejtoria e Kufirit bejne me dije se edhe gjate dites se sotme efektive te policise kufitare ne Gjirokaster, kane zhvilluar tre operacione, te cilat bene te mundur ndalimin e 55 shtetasve te cilet kishin hyre ne menyre ilegale pergjate kufirit jeshil ne vendin tone. Operacionet u zhvilluan ne zonat e Peshkepise, Vriserase dhe fshatit Kakavije ku ne krye te tyre ishte drejtori i kesaj drejtorie, Admir Abrija.
Bazuar edhe ne informacionet qe disponon kjo Drejtori, ne piken kufitare Kakavije, jane shtuar kontrollet pasi pritet qe edhe ne ditet ne vijim te kete tentativa nga ana e klandestineve te cilet kryesisht jane nga vendet e treta, per te kaluar kufirin nga Greqia drejt Shqiperise.
Monitorimi i brezit kufitar po kryhet edhe gjate oreve te nates me ane te mjeteve logjistike, te cilat rezultuan efikase ne ndalimin e klandestineve te dites se sotme.
Nga deklaratat dhe deponimet e dhena prane Drejtorise se policise qarkut Gjirokaster nga vete te ndaluarit,mesohet se destinacioni perfundimar i ketyre shetasve, te cilet jane kyesisht nga Maroku dhe Somalia eshte veriu i Shqiperise, i cili perdoret si ure per te kaluar me pas ne Europe.
Policia e Gjirokastres ka perforcuar bashkepunimin edhe me Komisariatet e tjera ne jug te vendit, duke mbajtur nen vezhgim e kontroll edhe zonat bregdetare, te cilat jo pak here jane perdorur nga trafikanet per transportimin e klandestineve me mjete detare.