Kapen “mat” me cigare, gjobiten 11 lokale në ish-Bllok

Leda Hysa

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vijuar me kontrollin e lokaleve për zbatimin e ligjit anti-duhan.

Dega rajonale ISHSH-së Tiranë kreu në orët e vona të fund javës inspektime për zbatimin e ligjit “antiduhan” në zonën e ish-Bllokut dhe në zona të tjera të qytetit.

Pas kontrollove raportohet se janë vendosur  11 masa administrative ndaj subjekteve të gjetura me shkelje nga të cilat:

-2 masa nga 600 000 lekë ndaj subjekteve përsëritës të shkeljes.

-9 masa nga 300 000 lekë për subjekte që shkelin ligjin për herë të parë.

ISHSH thotë se inspektimet vazhdojnë.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *