Kapen me armë e municione, arrestohen babë e bir

Leda Hysa

Policia  e Tiranës ka arrestuar babë e bir pasi në banesën e tyre Policia gjeti e sekuestroi dy armë zjarri, municion luftarak dhe vula të formave të ndryshme.

Bëhet e ditur se personat e arrestuar janë shtetasit Azis Xhini, 70 vjeç dhe Faris Xhini, 19 vjeç, banues në Kamzë.

Sipas policisë, për shtetasit e lartpërmendur në rrugë operative disponohej informacion se në banesë mbanin sende të kundraligjshme dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tyre në Paskuqan iu gjetën armë zjarri dhe municion luftarak.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

– armë zjarri “Pistoletë”

– armë zjarri “Automatik”

– 460 fishekë arme të gjatë

– 38 fishekë pistolete

– 3 krehëra automatiku

– 7 krehëra pistolete

– vula rrethore dhe drejtkëndore

– kuti boje për vula

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *