Dy shtetas afganë u arrestuan në flagrancë nga Policia Kufitare e Durrësit, pasi u konstatua nga shërbimet në Pikën e Kalimit Kufitar Port se kishin në përdorim dokumente personale të falsifikuara, me të cilat synonin udhëtimin drejt Italisë. Në njoftimin zyrtar të Policisë së Durrësit thuhet se “në orën 08:30, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Favat Kudusi, 34 vjec, lindur e banues në Kabul Afganistan, me shtetesi afgane. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 06.11.2012, rreth orës 23:00, u kap në flagrancë nga Policia Kufitare e P.K.K.Durrës duke tentuar të kalojë kufirin për në Itali me një kartë identiteti greke në emër të një shtetasi tjetër.
Në orën 08:40 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Esmat Emini, 32 vjec, lindur e banues në Gazni Afganistan, me shtetësi afgane. Arrestimi i këtij shetasi u bë pasi me datë 06.11.2012, rreth ores 23:00, është kapur në flagrancë nga Policia Kufitare e P.K.K.Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin për në Itali, me një karte e identiteti greke në emër të një shtetasi tjetër”.
Nga ana e policisë u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i kartave të identitetit, si dhe u kryen veprimet e tjera proceduriale.
Materialet proceduriale në ngarkim të tyre iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.
Leave a comment