Kapërcimet e çuditshme të Islamit

redaktor

Sipas statutit të Partisë Socialiste, neni 27 pika 1, janë anëtarë të Asamblesë Kombëtare të kësaj partie: kryetari i PS, ata që kanë mbajtur mandat të kryetarit të Partisë, të presidentit të Republikës, të kryeministrit, të kryetarit të Kuvendit, deputetët anëtarë partie, kryetarët e PS të rretheve, kryetarët socialistë të bashkive qendër qarku, kryetari i FRESSH dhe kryetarja e FGS janë drejtpërdrejt anëtarë të AK të PS”.

Kastriot Islami ka mbajtur postin e kryetarit të Kuvendit, në vitin 1991. Sipas statutit të ri të PD-së, të gjithë deputetët e kësaj partie, janë automatikisht anëtarë të Këshillit Kombëtar të kësaj partie Kastriot Islami është deputet i PD-së dhe për këtë arsye është edhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.

Kastriot Islami është zgjedhur deputet i PPSH në zgjedhjet e 31 marsit të vitit 1991, më pas është zgjedhur deputet i PS-së thuajse në të gjithë legjislaturat deri 23 qershor në vitit 2013. Gjatë mandatit të shkuar, Islami u pozicionua në grupin e kundërshtarëve të Ramës në PS, të cilët fillimisht u kryesuan nga deputeti i kësaj partie Ben Blushi.

Kastriot Islami në grupin parlamentar të PD-së dhe tashmë edhe në forumet drejtuese të kësaj par tie, është një ndër paradokset e politikës shqiptare. Sa mirë e ka Kaçi “një dorë në bakllava dhe një në revani” thotë populli.

Nëse do i bëj llogaritë gabim Bashës për zgjedhjet lokale mund të shkoj sërish te PS dhe të jetë dhe në forumet më të larta.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *