Sekuestrohen 30 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa në portin e Durrësit. Lajmi është bërë i ditur nga policia lokale në port, sipas së cilës, për transportin e kësaj lënde narkotike është arrestuar si i dyshuar Leonard Brisku. Droga ishte e fshehur në kamionçinën me targa DR761KT. Lënda narkotike ishte fshehur në gomat aktive të mjetit. Gjatë hetimeve është zbuluar se destinacioni i kësaj lënde narkotike ishte Italia. Policia po heton për origjinën e drogës dhe bashkëpunëtorët në trafik.
