Kapet banda e “Audi-t”

Dita

Policia italiane ka arrestuar tre shqiptarë si të pastrehë me akuzën e vjedhjes. Në pranga kanë rënë Ded Deda, 32 vjeç, Artan Prenga, 38 dhe Julian Bushi, 23.

Ata akuzohen për të paktën tri grabitje dhe një të mbetur në tentativë. Ata u ndaluan nga policia dhe pas kontrollit rezultoi se makina me të cilin udhëtonin, Audi A3, rezultoi e grabitur në Pavia.

Gjatë ndjekjes, shqiptarët nuk iu bindën urdhrit të policisë duke plagosur një prej karabinierëve. Në makinë, policia gjeti edhe bizhuteri, aparate fotografikë dhe tre iPad, të vjedhur.

Vetëm një vit më parë, Artan Prenga u dëbua nga Italia dhe ai rezulton se ka hyrë në territorin italian në rrugë klandestine.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *