Një breshkë e madhe është kapur mëngjesin e sotëm në lagunën e Patokut. Breshka ka rënë në rrjetat e peshkatarëve dhe peshon 400 kg si edhe ka një diametër prej 1.34 metra.
Ky është viti i dytë rradhazi që lloji i breshkës kurriz-lëkurore (Dermochelys coriacea) është kapur në gjirin e Drinit.
Mendohet se ajo ka ardhur në bregdetin shqiptar nga Oqeani Atlantik
Fillimisht ajo iu është nënshtuar marrjes së të dhënave shkencore dhe më pas është rikthyer sërish në det.






