Kapet mbi 100 kg drogë në Shkodër, ikin babë e bir

Saimir Lleshi

Një sasi prej 109 kg drogë e llojit kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Shkodrës. Një shtetas përfundoi në pranga e dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në komunikatën e së dielës, policia informon se ka prangosur shtetasin Gjin Qarrica, 38 vjeç, ndërsa po kërkohen shtetasit me iniciale K.K dhe S.K, përkatësisht 61 dhe 18-vjeç, babë e bir.

“Në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore u organizua plani operacional ku gjatë kontrollit në dy banesa në fshatin Mollë, njësia administrative Shosh, në pronësi të shtetasve Gjin Qarrica, K.K dhe S.K. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 109 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *