Kapet me 11 kg kanabis, arrestohet

Elton Tafaruci

Një sasi prej 11.4 kg kanabis është sekuestruar nga policia e Vlorës. Në pranga ka përfunduar shtetasi Mario Jaupi, 28 vjeç, banues në Vlorë.

Policia lokale sqaron se ai është arrestuar në banesën e tij në lagjen “4 Heronjtë”, pasi gjatë kontrollit i është gjetur lënda narkotike.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, është gjetur e fshehur një sasi me lëndë narkotike prej 11 kg (kilogram) e 400 gr (gram) të llojit kanabis sativa, e cila rezulton nën posedimin e Mario Jaupi-t. Lënda narkotike në formë boçesh, ishte fshehur në thasë me thurje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Bëjmë me dije se, nga hetimet e kryera ka rezultuar se Jaupaj ka qenë proceduar më parë për të njëjtën vepër penale”, sqaron policia në komunikatë.

20160815_09471320160815_094912

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *