Kapet me 140 km/orë shoferi në aksin Tiranë-Durrës

Leda Hysa

 

Policia Rrugore e Tiranës, gjatë një kontrolli dhe monitorimi në rrugën Interurbane Tirane-Durrës, ka ndaluar shtetasin 46-vjeçar Xh.D, drejtuesit te mjetit Benz B-Clas, pasi ky i fundit është konstatuar me shkelje të rregullave të qarkullimit.

Drejtuesi i këtij mjeti është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur si dhe mbi normën e shpjetësisë.

Gjatë monitorimit te shpejtësisë së mjeteve rrugore në rrugën Interurbane kryesore Tiranë-Durres dhe anasjelltas, në morinë e shkeljeve mbi kufijtë e lejuar te shpejtësisë, ndodh që të konstatosh shkelje të cilat për shkak të rrezikshmërisë, konsiderohen të renda, ashtu sic është rasti konkret, i drejtuesit të mjetit Benz B-Clas, 46 vjeçari Xh.D.

Kombinim i shpejtësisë mbi normat e lejuara 140 km/h dhe drejtimi i mjetit me këtë shpejtësi nen efektin e alkoolit ne masën 0.39 mg/l”, thuhet në postimin e policisë.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *