Kapet me 15 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

Amelda Amelda

Policia e Genova-s ka arrestuar një 26 vjeçar shqiptar për posedim dhe trafik droge. Ai u kap me 15 kilogramë kokainë. 26 vjeçari shqiptar sapo ka pikasur policinë italiane kishte ndryshuar drejtimin e mjetit të tij, gjë që ka krijuar dyshimet tek efektivët italianë.

26-vjeçari është pikasur nga policia italiane teksa po udhëtonte me makinë dhe pasi hasi në patrullën e policisë italiane, ai u ndoq prej saj bashkë me qenin antidrogë, shkruajnë mediat italiane.

Kur arritën në një nga parkingjet e qytetit qeni shfaqi shenja nervozizmi, duke u shkuar drejt makinës së parkuar e cila rezultoi të ishte të riut shqiptar. Pas kontrolleve ndaj tij dhe makinës u gjetën edhe 15 kilogramë drogë të llojit kokainë.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *