Policia greke ka arrestuar sot një shtetas shqiptar, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër, në sajë të një operacion anti-drogë në aksin Kapshticë-Kostur,
Arrestimi i 47-vjeçarit shqiptar, u bë në Kapshticë, pasi ata nuk pranuan të ndalonin mjetin dhe pas urdhrit të policisë.
Menjëherë policia greke është vënë në ndjekje të mjetit, ndërsa pas ndalimit të tij ka vënë në pranga 47-vjeçarin, ndërsa personi i dytë ka mundur të largohet.
Pas kontrollit të mjetit janë gjetur 3 çanta me 8 pako që përmbanin 54 kg e 463 gram marijuanë.
l.h/ dita
