Një shtetas u arrestua në flagrancë nga policia pasi është kapur me 7 doza heroinë. Në pranga përfundoi Adriatik Kadilli, 32 vjeç, banues në Buçimas , Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi, dje në lagjen nr 1, në Pogradec, gjatë kontrollit trupor të ushtruar këtij shtetasi, ju gjetën dhe bllokuan me cilësinë e provës materiale 7 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, si dhe një shumë prej 86 000 lekë të reja. /Dita/
