“Kaos” te Benevento: kapiteni Fabio Lucioni ka rezultuar pozitiv gjatë një kontrolli anti-doping. Mbrojtësi 29-vjeçar ka dështuar në testin e bërë nga “Nado Italia”, pas ndeshjes së humbur nga Benevento, 1-0 kundër Torino, më 10 shtator. Substanca e ndaluar e gjetur në analizat e Luciano është Clostebol.
Lucioni, që bëri një autogol në ndeshjen e kalaur të Serie A kundër Roma, rrezikon deri në katër vite skualifikim nga Prokuroria e Anti-Dopingut në Itali. Lucioni pritej të ishte në fushë në ndeshjen e së dielës në Crotone, ku Benevento do të synojë të marrë pikët e para në Serie A, pas një fillimi shumë të dobët me pesë fitore në pesë ndeshjet e para.
