Një rast i drogërave të forta është goditur sot në qytetin e Vlorës.
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin “Laica” duke arrestuar shtetasin Aleksandër.K., 46 vjeç.
Policia njofton se në banesën e këtij shtetasi ka sekuestruar 20 doza lëndë narkotike të llojit heroinë, si dhe një peshore elektronike.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhim, shitja e narkotikëve”.


s.a/dita
