Kapet me kokainë në Angli, inxhinieri shqiptar: Doja para për kurimin e babait

DITA Online

 

Një emigrant shqiptar ilegal me një diplomë inxhinierie është kapur me 4 kg kokainë të pastër në Angli.

25-vjeçari Elton Muja, ka deklaruar gjykatës së Luton sot se ai kishte ardhur në Angli për të fituar para në mënyrë që të paguante për kurimin e babait në një spital në Tiranë.

Ai punonte në një lavazh kur ra dakord të futej në rrjetin e drogës, shkruan bedfordshire-news.uk.

Prokurori Kevin West risolli edhe njëherë në vëmendje arrestimin e të riut shqiptar më 4 prill të këtij viti në Luton, kur policët e panë teksa futej në një taksi me një çantë në dorë.

Ai u ndalua në Marston Gardens dhe u arrestua.

Muja u deklarua fajtor për posedim të drogës të klasit A (cilësia më e mirë) me qëllim furnizimin e tregut vendas.

Avokati mbrojtës Adrian Eissa, tha se Muja ishte një njeri i arsimuar që kishte ardhur në Britani të Madhe për të fituar para për të kuruar babain e tij, i cili ishte në gjendje të rëndë nga një sëmundje në mushkëri.

Gjykatësi Philip Bartle i tha atij: “Ti e ke bërë me qëllime përfitimi financiar”.

Ai u dënua me 4 vjet e 6 muaj burg, ndërsa 1280 sterlinat e gjetura i janë konfiskuar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *