Kapet me kokainë, pranga 35-vjeçarit në Maliq

Mila Hysotoci

Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme një 35-vjeçar në Maliq gjatë kontrolleve në lokale të ndryshme.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se është arrestuar në një lokal të Libonikut Ervis Bode, 35 vjeç banues në Korçë. Atij iu gjet një sasi prej 52.6 gr kokainë.

“Gjatë kontrollit të çantës së tij personale, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 52.6 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë. Veprimet e mëtejshme proceduriale u kryen nga specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë”, thotë policia.

M.H/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *