SMS në DITA
Në 0689073730
Kur ligji bëhet rrjetë, kapet “miza”, “skifteri” çan retë…Këputi disa fiq buzë udhës pasi i ishte tharë goja. Roja e paditi. U mblodhën shtatë katunde dhe e çuan në burg. Atë ditë tre të tjerë rrotullonin hellin e dashit të kooperativës. Ishin kryetari i kooperatives, sekretari i Partisë si dhe turimiu i Sigurimit. Asnjë gjemb nuk u hyri në këmbë. Ai i fikut u kalb në burg. Kështu ndodh tek ne, pasi ligji të kujton një rrjetë merimange, që kap vetëm “mizën” e shkretë, ndërsa “skifterët” kapin majën e reve. Më thoni një politikan të fuqishëm që është dënuar me prova nga drejtësia shqiptare?! Vasil Dede.
