Policia britanike ka vendosur në pranga një 23 vjeçar shqiptar i cili akuzohet për kultivim të kanabisit në një nga fermat e ngritura në Bradford të Anglisë. Policia bastisi një sallë që më parë kishte funksionuar si bilardo, duke zbuluar edhe fermën e kanabisit.
Pasi pikasi policinë, Bledar Simaku u ngjit në çatinë e ndërtesës dhe duke u hodhën prej saj. Megjithëse me këmbë të thyer ai u përpoq që t’i ikte policisë përmes qendrës së qytetit Bradford, por u gjurmua nga kamerat e sigurisë dhe më pas u vendos në pranga. Ferma e kanabisit përfshinte pajisje të tilla si llambat e ngrohjes dhe sistemin e ujitjes, shkruajnë mediat britanike.
Sipas prokurorisë së këtij qyteti, gjurmët e gishtave të Simakut u gjetën në fermën e kanabisit ku po rriteshin 500 deri në 600 rrënjë të kësaj lënde narkotike.
Bledar Simaku kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe, ndërsa iu gjet edhe karta e identitetit shqiptare. Ai u dënua me 15 muaj burg. Simaku do të vuajë gjysmën e dënimit të tij prej 15 muajsh përpara se të deportohet automatikisht në Shqipëri.
a.m/dita
