Arrestohet në flagrancë në Pikën Kufitare Kakavijë, nga punonjësit e Policisë Kufitare shtetasi Petrit vranja, 54 vjeç, banues në Durrës, pasi në makinën me të cilën udhëtonte u gjetën 3.5 kg kanabis.
Ai e kishte vendosur lëndën Cannavis Sativa brënda gomës rezervë.
“Në dalje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi Petrit Vranja me automjetin me targa AXH1978. Pas regjistrimit në sistemin TIMS nga punonjësit e Policisë Kufitare, mjeti ka kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në gomën rezervë kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.Pesha totale e lëndës rezultoi 3.5 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve “.

