Kapet njëri prej shqiptarëve të arratisur nga burgu i Athinës

DITA Online

 

Policia greke ka arrestuar njërin prej tre shqiptarëve të arratisur nga paraburgimi i Athinës.

Ai është 35 vjeç, i akuzuar për trafik droge.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, u arrestua në zonën e Menidit, një lagje në Athinë.

Ndërkohë vijon kërkimi për dy shqiptarët e tjerë të arratisur.

Nga dy shqiptarët që janë në kërkim, njëri është i akuzuar për vrasje kurse tjetri sërish për trafik droge.

Tre shqiptarët u arratisën në mesnatë nga paraburgimi që ndodhet në rajonin e Atikës në Athinë.

Së bashku me ta tentoi të arratisej edhe një i burgosur gjeorgjian, por u arrestua në kohë nga gardianët.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *