Policia Kufitare në Morinë ndaloi një shtetas maqedonas, të cilit iu kap një sasi e madhe eurosh që nuk i kishte deklaruar si dhe një makineri për prodhimin e kriptomonedhave.
Si rezultat i kontrolleve të shtuara, u ndalua në vijën e dytë të kufirit shtetasi B. B., 33 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, të cilit iu gjetën 39 mijë euro.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, u procedua penalisht drejtuesi i mjetit, shtetasi B. B., për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
j.l./ dita
