Kapet pedofili më i kërkuar në botë

anazapta

Arrestohet pedofili më i kërkuar në planet. Eric Justin Toth, 31 vjeç, qëndronte në krye të listës së më të kërkuarve nga FBI, pas eliminimit të kryeterroristit Osama bin Laden. Ish-mësuesi nga Uashingtoni, i kërkuar nga FBI për pedopornografi, është arrestuar në Nikaragua, pas pesë vjet arratisjeje. Në faqen zyrtare të FBI-së thuhet se Toth është ekspert në kompjuter, i kërkuar për posedim të materialeve pedopornografike në Uashington. Për kokën e tij, FBI kishte ofruar 100 mijë dollarë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *