Kapet trajleri me 450 kg hashash, pranga shoferit maqedonas

anazapta

Një sasi e konsiderueshme hashashi është sekuestruar në orët e vona të së martës në Durrës, para se të nisej trageti drejt Barit të Italisë. Droga u konstatua në Pikën e Kalimit Kufitar në port, brenda një trajleri të ngarkuar me mineral ferrosilik, që vinte nga Maqedonia tranzit për në Shqipëri, drejt Italisë.

Nga peshimi i lëndës narkotike rezultoi se ishin 450 kg hashash i fshehur mes materialit industrial, në trajlerin me targa ST935TH, të drejtuar nga maqedonasi Bote Ampov, i cili u arrestua. Droga ka qenë e sistemuar në thasë. Sipas burimeve nga policia kufitare bëhet e ditur se trajleri, koka e të cilit ka targën KO0343TB, i përket firmës “Pek-Trans”, me qendër në Vinica, një qytet në pjesën lindore të Maqedonisë. Dyshohet se droga që do të trafikohej drejt Italisë mund të jetë ngarkuar në territorin shqiptar.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *