Kapet vrasësi i Lady D?

anazapta

Vrasësi i princeshës Diana mund të jetë arrestuar. Kështu të paktën pretendon revista “Globe Magazine”, e cila në numrin e radhës shkruan se shefi i një grupi të vrasësve me pagesë, i cili vrau Lady D në një aksident rrugor në Paris 16 vjet më parë, është gjetur. “Ai ka qëndruar i fshehur gjatë gjithë kësaj kohe dhe tani Princi Uilliam është betuar se do të marrë hak për nënën e tij. Ndërkohë, vijon ndjekja e dy vrasësve të tjerë”, shkruan “Globe”. Në gusht, Scotland Yard konfirmoi se po verifikonte lidhur me pretendimet se aksidenti që i mori jetën Dianës dhe të dashurit të saj, Dodi al Fayed, në Paris në vitin 1997 u organizua nga operativë të Forcave Speciale Britanike. Deklaratat mbi vrasjen u bënë publike në një libër të Alan Power, i cili citoi rrëfimet e bëra nga të afërm të një ushtari anonim që dyshohet se ishte përzier në atentat. Sipas librit, vendimi për të vrarë Dianën u mor për t’i dhënë fund nxjerrjes së informacioneve të sikletshme rreth princit Charles. Megjithatë, Scotland Yard e ka bërë të qartë se nuk e ka rihapur çështjen e vdekjes së Dianës, por thjesht po verifikon pretendimet, për të parë nëse ka vend për investigime të mëtejshme. / G. Sokoli

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *