Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
Kapitalizmi është amoral. Është i mirë për të shtuar pasurinë, por është i keq në shpërndarjen e saj. Po të mos zhvillohet brenda një kuadri moral ai do të krijojë një shoqëri të padrejtë – Charley Reese (Çarli Rijs), gazetar konservator amerikan i shek.XX
Po të dëgjosh propagandën e pakufishme që bëhet prej tridhjetë vitesh tek ne rreth shoqërisë dhe sistemit politik në të cilin jetojmë, të krijohet përshtypja se jemi në parajsë. Këtë “parajsë” e etiketojnë si “ferr” individët dhe forcat politike opozitare.
Mirëpo për dreq, sapo vijnë në pushtet apo përfitojnë prej pushtetit të radhës e kthejnë në anën e përkundërt “pllakën”. Parajsa bëhet ferr dhe ferri parajsë brenda natës.
Propaganduesit (dhe mashtruesit) më të zellshëm janë kategoria e personave që gjatë kësaj periudhe kanë përfituar pushtet dhe pasuri, më së shumti në mënyrë të padrejtë dhe me rrugë e mjete kriminale.
Duke pasur parasysh kriteret që ata përdorin për vlerësimin e gjendjes së punëve dhe të shoqërisë, ne duhet t’iu japim të drejtë.
Ata na thonë se na mjafton liria për të folur, për t’u organizuar në parti politike ose për t’iu bashkuar palës që duam, për t’u grumbulluar e protestuar, si dhe për të zgjedhur cilindo që duam gjatë periudhave zgjedhore. Ky është refreni që dëgjojmë në çdo ligjërim politik apo mediatik.
Për t’u dukur simpatikë, joshës dhe interesantë, sistemit politik në të cilin jetojmë i kanë vënë emrin “demokraci”, domethënë “sundim i popullit”.
Po t’iu thuash se këto nuk mjaftojnë që shoqëria shqiptare të jetë e drejtë e demokratike, ata të kundërvihen menjëherë, duke të bërë pyetjen “asgjësuese”: Pse, çfarë kërkon ti, diktaturën e Hoxhës?
Po të kthehesh e t’i pyesësh: Si ka mundësi që shumica e popullit nuk është e kënaqur me “sundimin e vet” dhe, shpesh, njerëzit bien në dëshpërim, ngaqë e shohin të pamundur ta ndryshojnë thelbin dhe cilësinë e “sundimit të vet”, ndonëse zgjedhjet i ndryshojnë ekipet qeverisëse, ata zgërdhihen dhe thjesht të thonë se “megjithatë ne jetojmë në demokraci”.
Demokracia reale nuk përcaktohet thjesht nga fakti nëse ai që ndodhet në nevojë apo i shkelen të drejtat e tij, ka të drejtë dhe mundësi të ngrejë zërin e të ankohet, por nga fakti se sa dëgjohet zëri i tij dhe sa ekzistojnë mundësitë praktike që t’i plotësohen nevojat dhe t’i jepen të drejtat kushtetuese, pa e sorollatur, vonuar, diskriminuar dhe shtrënguar të përdor ryshfetin. Edhe kafshët kanë të drejtë të bërtasin përpara se t’i therrin, por kjo nuk i shpëton nga vdekja.
Fakti që, sipas të dhënave të Bankës Botërore, 57% e shqiptarëve ndodhen jashtë vendit dhe 50% e atyre që jetojnë në Shqipëri duan të ikin jashtë, është treguesi më i mirë se ne nuk jetojmë në demokraci, por në një kapitalizëm të pazhvilluar dhe, mbi të gjitha, të padrejtë.
Shkaku kryesor i ikjeve dhe prirja e qëndryeshme për ta lënë vendin nuk kushtëzohen nga pamundësia për të siguruar minimumin jetik, por nga ekzistenca trishtuese e padrejtësisë në marrëdhëniet shtet-shtetas dhe midis vetë shtetasve.
Njëra nga anët më të dukshme të padrejtësisë shoqërore është krijimi i një pabarazie të llahtarshme midis një pakice të privilegjuar, harbute, të pacipë e grabitëse, dhe shumicës së qytetarëve që jetojnë në zgrip.

Këtë pabarazi e bën edhe më të papranueshme dhe revoltuese fakti se shumica e të pasuruarve e kanë arritur këtë pa pasur kurrfarë meritash dhe pa mundime. E kanë arritur duke përdorur rrugë e mjete amorale dhe të paligjshme. Kur qytetari shqiptar shikon se qeveritarët e të gjitha krahëve vihen në poltronin e pushtetit me votën e tij, por shërbimet kryesore ia bëjnë pakicës së lartpërmendur, atëherë ai dëshpërohet dhe mendon largimin nga vendi.
Këto kohët e fundit, në kuadrin e trushplarjes, po na thonë se do të botojnë edhe libra “ideologësh” të mëdhenj perëndimorë që tregojnë se “demokracia është më e qëndrueshme sa më e madhe të jetë pabarazia shoqërore”.
Një “demokraci” e tillë, në fakt, është e rreme sepse ajo është oligarki (kapitalizëm oligarkik) ku një pakicë stërpasurohet dhe me pasurinë që përqendron në duart e saj imponon ligje dhe sisteme që i shërbejnë asaj në kurriz të shumicës, duke e bërë votën popullore të pavlefshme.
Për këtë pakicë, kriminalisht të privilegjuar, nuk ka rëndësi kush zgjidhet në qeverisje. Të gjitha qeveritë i shërbejnë asaj. Baroni anglez Nathan Rothschild thoshte në shekullin e 19-të se “Nuk më intereson cila kukull vendoset në fronin e Anglisë për të sunduar Perandorinë. Ai që kontrollon paratë e Britanisë, ai kontrollon edhe Perandorinë Britanike. Dhe, këto para i kontrolloj unë”.
Një sistem politik nuk mund të jetë as i drejtë dhe as i moralshëm kur, si të mirat ashtu edhe të këqijat, si arritjet ashtu edhe dështimet, nuk i ndajnë të gjitha shtresat dhe kategoritë shoqërore. Fakti që gjatë krizave ekonomike, atyre sociale e humanitare apo gjatë luftërave pasojat më të rënda iu bien shtresave të mesme e të varfëra të shoqërisë, ndërsa pakica e pasur, përkundrazi, del gjithmonë e fituar ekonomikisht tregon se pakica e pasur është e paprekshme nga e keqja e përgjithshme shoqërore, në mos qoftë edhe krijuesja e kësaj të keqeje.
Shikoni çfarë ndodh në vendin tonë: Kur ra tërmeti i 2019 apo pandemia e Kovid -19, ashtu si edhe tani që zhvillohet lufta Rusi-Ukrainë, të parët që kërkuan ndihmë financiare nga shteti ishin përfaqësuesit e biznesit.
Dhe, jo vetëm kaq. Procesi i vaksinimit kundër Kovid -19, apo ai i testimit që iu kërkohej qytetarëve për të udhëtuar jashtë shtetit u shndërruan në një garë të ethshme fitimi e spekulimi, duke vënë tarifa më të larta se vendet perëndimore që kanë nivele ekonomike dhe të ardhurash financiare disa herë më të larta se tonat.
Kur nisi lufta në Ukrainë, kapitalistët tanë “të ndershëm” i rritën menjëherë çmimet e naftës, miellit etj., megjithëse malli që kishin stok ishte blerë në tregjet e huaj pa filluar lufta dhe me çmime më të ulëta. Ndërsa çmimet e naftës në botë ishin rritur me 20-30 %, kompanitë e autobusëve urban i kërkuan qeverisë t’i lejonte të rrisnin çmimin e biletave me 100%.
Madje, disa prej tyre i kërkuan qeverisë “ndihmë financiare”, domethënë të merrnin nga xhepi i përbashkët (buxheti i shtetit) i shqiptarëve shuma të konsiderueshme parash.
Të pasuruarve as që iu shkon nëpër mend të ulin përqindjet e fitimeve, por, përkundrazi, t’i ruajnë dhe rrisin ato. Ata duan që shtresat e varfra dhe të mesme të sakrifikojnë, qoftë edhe bukën e përditshme familjare, ndërsa ata nuk duhet të pakësojnë sadopak luksin që i kanë krijuar vetes dhe që na e demonstrojnë përditë me paturpësi të pamëshirshme.
Nëse iu thuhet se edhe ata duhet të mbajnë mbi kurriz sadopak nga barra e krizave, ata të përplasin në fytyrë teori dhe fraza filozofike për parimet e “ekonomisë së tregut”, funksionimin e shtetit demokratik dhe pasojat që do të vijnë në rast se shteti ndërhyn në treg. Mirëpo, kur ndodhi kriza botërore financiare e vitit 2006 qeveritë e vendeve kryesore perëndimore ndërhynë në “tregun e lirë” duke marrë triliona dollarë nga paratë e taksapaguesve të vendeve të tyre dhe duke ua dhënë gjigantëve ekonomiko-financiarë për t’i shpëtuar nga falimentimi.
Nëse tregu duhej të ishte i lirë, i pandikuar nga politika dhe qeverisjet dhe nëse tregu ishte vërtetë konkurrencë e lirë, atëherë le të falimentonin edhe gjigantët. Pse gjigantët shpëtohen nga qeveritë ndërsa “milingonat” lihen në fatin dhe nën thundrën e “tregut dhe konkurrencës së lirë”?!
Më duhet të pranoj se i njoh dhe nuk i shpërfill tërësisht argumentet që jepen pse veprohet kështu, por nuk harroj dot atë që thoshte Viktor Hygoi se “Parajsa e të pasurve krijohet nga ferri i të varfërve”.
Nga ana tjetër, qeveria e ashtuquajtur e majtë, ngurron të ndërhyjë me masa ligjore, së pari e mbi të gjitha, për të mos lejuar spekulimin e gangsterëve të tregut. Nëse një qeveri nuk përgjigjet për punësimin, sigurinë etj. dhe nuk i mbron qytetarët nga spekulimi dhe spekulantët, nga matrapazët dhe grabitësit me licencë, ajo nuk është më qeveri e popullit dhe sistemi politik nuk mund të jetë më demokratik.
Një qeveri që ndërhyn me proceduara të shpejtuara për t’iu dhënë tendera dhe koncesione një grushti pasunarësh të paskrupullt, por ngurron të mbrojë shumicën e popullit nga spekulimet, mashtrimet dhe grabitjet që iu bën atyre kjo pakicë, nuk mund të jetë as qeveri e majtë dhe as qeveri demokratike.
Një qeveri e tillë nuk bën keq t’i mbajë në kujtesë vargjet e Sadiut që thoshte: “Shiko vegjëlinë, brengosu për të / Kij frikë nga koha, se poshtë të vë ! “.
Histeria që kapi botën e biznesit sapo nisi lufta në Ukrainë, duke rritur çmimet edhe për mallra, kostoja e të cilëve s’ka kurrfarë lidhjeje me luftën dhe tregjet ndërkombëtare, tregon kalbëzimin moral të botës kapitaliste shqiptare.
Mund të merret fare lehtë me mend se çfarë do të bënin këta banditë “të nderuar” në rast, larg qoftë, të një lufte botërore apo thjesht lokale ku do të përfshihej edhe Shqipëria. Ata, me siguri, do ta detyronin një pjesë të popullit shqiptar të shiste edhe shtëpitë për të siguruar bukën e fëmijëve.
Një qeveri vërtetë demokratike dhe një qeveri vërtetë e majtë duhet të jetë vazhdimisht syçelur, kërkuese dhe ndëshkuese kundrejt përpjekjeve të botës së biznesit për t’iu shmangur taksave apo për të spekuluar në treg, ndërkohë që, nga ana tjetër, kjo botë e biznesit tregohet po aq e pamëshirshme në moskrijimin e kushteve normale të punës për punëmarrësit, në mospagimin e rregullt të pagave për punën e kryer etj.
Një qeveri vërtetë demokratike, as nuk duhet ta diskriminojë apo ndëshkojë padrejtësisht botën e biznesit, por as nuk duhet të mbyllë sytë përballë spekulimeve që ajo kryen, gjithnjë nën maskën e “lirisë së tregut”.
Tregun e krijojnë dhe menaxhojnë njerëzit dhe jo UFO-t, prandaj përpjekjet për të fajësuar tregun si diçka që qëndron jashtë nesh, si një gjë e padukshme dhe e padisiplinueshme (sipas ligjeve) nuk është gjë tjetër veçse flirtim me botën e biznesit dhe hihedhje syve për të verbuar popullin taksapagues. Populli nuk i ka votuar qeveritarët që ta verbojnë e varfërojnë.
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Viktor Malaj i Ditës, si perhere brilant!
qeveri demokratike edvin rama? ky vetem demokrat nuk eshte ai eshte thjeshte hajduti i radhes ne kete kapitalizmin ala shqiptar, eshte thjeshte i urryeri i radhes, eshte thjeshte mashtruesi i radhes, eshte thjeshte ndyresira e radhes. Sa keq po na bejme te harrojme sali kriminelin per shkak te ketij karagjozi te papergjegjshem arrogant.
KJO QEVERI QE ERDHI NE PUSHTET…E FORMATUAR NGA EDI RAMA ..NUK ESHTE QEVERI E MAJTE……. AJO NUK KA AS NJE VEMENDJE PER SHTRESEN E MESME DHE TE VARFER…..KLO QEVERI KUKULL…..NIK NJEH LIGJ….POR VEPRON SIPAS QEJFIT DHE INTERESAVE TE SAJA ME LIGJET…..KJO ESHTE NJE QEVERI KREJT E PANDJESHME PER POPULLIN E THJESHTE…. NE SHERBIM TE NJE PAKICE……QE PASUROHET CDO DITE NE KURRIZ TE POPULLIT TE VARFER……KTE BERI EDI RAMA…..PRANDAJ DHE TANI KA FRIKE……NGA ZGJIMI I REVOLTES POPULLORE……
Jané HAJDUTÉ , GRABITQARÈ , TÉ KORRUPTUAR deri né PALCÉ i DASHUR VIKTOR MALAJ !!!
32 VJET SHKÈRDHATOKRACI , dhe ky i fundit qè erdhi merret me KORRUPSION GALOPANT !!!
Del pastaj si “Kaposhi mbi Çati” népèr rrjete sociale dhe i bje FYELLIT nè njè VRIMÉ !!!
‘Unè jam ISMAIL QEMALI thotè HAJDUTI’ ???!!!!!¿¿¿¿¿
PO PSE more BUDALLA DALLKAUK MJEKRA tè bén ty ISMAIL QEMALI ???????????? ????????? ????????
ISMAIL QEMALI nga VLORA NUK VIDHTE POPULLIN e tij , por pèrkundrazi shkoi dhe Punoi si EMIGRANT né Turqi 20 VJET dhe LEKÈT NUK i ÇOI tek SHTÈPIA e tij , por ja DORÉZOI SHTETIT SHQIPTAR !!!!
KURSE Edvini i ZI del dhe thoté UNÉ NUK MBAJ PÈRGJEGJÉSI kur ZHDUKEN MILIONA e MILIONA EURO , PA GJURMÉ , sepse “UNÉ NUK i “shikoj” dot se kush ja “PUNON QEVERISÈ PAS SHPINE” , “dhe uné nuk i njof HAJDUTÈT” ?????? ??? ?????????????????
U MORTJA PSE stè HA !!!!
PO PSE pèr ÇFARÈ JE TI NÈ ATÈ ZYRÉ, pèr tè bèrè GAM GAM GAM GAM GAM nèpèr FACE BOOK more VESHGJAT !!!!!!
KUR HAJDUTÈT i NJEF i madh dhe i VOGÈL nè SHQIPÈRI , qè ky i ka bérè MINISTRA , DREJTORÉ , ZV MINISTRA !!!
RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE pèr JUVE VIKTOR MALAJ
NEVERI dhe URREJTJE pér gjithé klasén Politike KRIMINALE 32 VJEÇARE , PA PÉRJASHTIM , sepse qè té gjithé jané HAJDUTÉ , KRRIMINELÉ dhe ANTI SHQIPTARÉ
Viktori, me ndjeni por nuk ndaj te njejtin mendim me ty!
Rilindja e Rames (nuk them dot PS se me duket se them PPSH, e ca me keq akoma PKSH) ka qene qe ne start te pushtetit ne 2013 ashtu sic ka premtuar – Prane shtresave ne nevoje!
Vetem se duhet sqaruar : Jo prane shtresave nevojtare, por prane Shtreses me ne nevoje per tu majmur!
Dhe nisi majmen e tyre duke u dhene tendera si ai i Unazes Re, koncesione e PPP si ato Inceneratoret deri sa sot kjo shtrese e majmur nga kjo Rilindje ben ate qe i takon te beje ne zgjedhjet e rradhes – Investon fort qe te mbetet Rilindja ne pushtet, arsyeja e vetme e majmes tyre marramendese.
Sa per ato shtresat nevojtare, ato mbeten te pa perfillshme se Rilindja atyre me nje dore leke e ndonje thes miell ja merr voten nje here ne 4 vite sa me shume nevojtare te jene aq me kollaj.
Qeveria e te majtes duhej qe artikujt e shportes ti kishte me cmime te uleta. Pra, vaji, sheqeri, mielli, . Qeveria nuk duhet ti mbylle syte ndaj rritjes se cmimeve te ketyre zerave, apo artikujve te shportes. Te gjithe keta artikuj baze duhet te kene cmime tavan, pra qe mos e kalojne nje cak cmimi te vendosur nga qeveria. Qeveria nuk tregton, por ajo eshte rregullator i tregut.
Rama duhet te jetoje per nje dite si dikush qe merr asistence apo rroge minimale. Vetem duke e provuar vete do kuptoje ate qe kalojne familjet ne veshtiresi.
I saktë në analizë, argumentues, qartë, kthjellët.
Sistemi esht i njejte si ne c’do vend tjeter .Kapitalist ne kuptimin e mirfillte te fjales ke ne jan dy ose tre ,te tjeret jane “shtrese e mesme “,sjellja e tyre nuk ndryshon fare nga ajo e klases respektive te vendeve te tjera. Masa ajo qe perben puntor e fshatar , ajo ndryshon ,ajo percakton edhe klasen politike qe do e drejtoje! Te dalesh nga shkolla e te mos besh dot dy hesape eshte lemeri, te shkosh nga vendi yt, ku merr 400 €, ne Gjermani me 1000 nuk ka asnjelloj permirsimi. 1000 eurot atje plotsohen me ndihm sociale qe te jesh ne gjendje te kavardisesh!! Ather ku eshte “shpirtmiresia” e kapitalistit gjerman?Qenka je ndihma sociale e shtetit! Shqiperia nuk pati as edhe minimumin e mundesise te beje dicka te tille se ato pak nderrmarje qe kishin pak treg jasht ,masa jone e ” shfrytezuar dhe vuajtur ” i shkatrroi vet!
Ne s’punojm dot ke Firma e fqinjit se nuk e durojm dot prej smires .Luten njerzit dhe nuk dun!!
Shqiptaret akoma kane mentalitet komunist! Presin nga shteti! Edhe ne emigrim qe jane i dine ne menyre perfekte regullat e perfitimit shume here jo ligjor! Kete rruge zgjodhem me te drejte,rrugen kapitaliste te ekonomise. Punoni te dashur bashke atdhetare! Mos akuzoni se ne emigrim Shqiptaret lajne pjata etj, idiotizma te ketij lloji! Ju mesoi Saliu me hajdutlliqe dhe me krime! Tani ankoheni! S’kane njerezit buke- thone disa po vdesin nga uria! Kjo eshte nje genjeshter berishiste e stermadhe! Mjaft me Saliun dhe liken ata e kane marre rrugen e tyre!
Ti ke te drejte qe Saliu dhe Likja kane mbaruar dhe e kane vendin ne biruce por sa te jene K-te e tjere si Edi , Luli , Ben Tigri dhe qershia mbi torte Lali dhjeri fantazmat e tyre do i kemi gjithmone verdalle . Keshtu qe popullit ka ardhe koha qe ti dale per zot ndonje intelektual qe akoma nuk e ka shite shpirtin ne ndonje OJF ( nese ka ngele ndonje i tille) dhe te zhduke kete klase politike njehere e pergjithmone.
Mendoj që problemi kryesor në Shqipëri është se klasa politike ka vendosur një sistem kapitalist si në fillim të shekullit XX, jo social. Përse nuk deklarohen të ardhurat vjetore nga çdo individ? Pérse politikanët nuk deklarojnë të ardhurat, sikurse veprohet me gjykatësit? Përse privatizohen monopolet, sikurse është autobuzat urbanë? Përse jepet rushfet? Përse nuk bëhet një studim për ngritjen e nivelit social dhe jo shpenzime të kota? Perse nuk investohet në industri, por vetëm për turizmin, që vetëm një virus të dërgon në zero? Këto përsetë janë të pafundëme. Përse nuk kopjohet forma kapitaliste e vendeve veriore por krijohet një kapitalizëm të egër? Duhet të krijohet një parti e re e majtë dhe opozita të pastrohet nga Berisha, Basha dhe Meta, sepse janë të kriminalizuar.
Perse nuk botoni shkrimin?
Cfare ju djeg,kur shkrimi ishte teper korekt dhe real.
Tregoheni aspak serios,qe as shkrimin nuk e botoni,dhe as arsyen perse nuk e botoni,nuk e thoni.
Si mund te kerkoni nga kapitalistet tane te jene te “ndershem” kur vete ju te DITA-s nuk jeni te ndershem me fjalen e lire te lexuesve tuaj?
Pse i censuroni kaq ndyre komentet e mija pa fyerje dhe fjale banale,kur botoni komente me fjale porno pa hesap?
TURPI JU MBULOFTE o hipokrite te ndyre!
Jeni kunder interesave te shqiptareve ,por hiqeni me djallezi se jeni pro tyre!
Keshtu ndodh kur jeni vete ne konflikt interesi me pushtetin,kur keni familjaret tuaj do t’i keni punesuar ne administraten e larte shteterore qe paguhen me rroga milionere!
Kapitalizmi nuk eshte human,kush e thote nuk e njeh.Nga Shqiperia jane larguar 57% e popullsise qe nga viti 1990.A ka ndonje analize per kete dhe shkaqet qe i shtyne njerezit te largohen nga vatrat familjare?Ne propaganden 32-vjecare,pa asnje analize denohet periudha para e diktatures.Kush thote se atehere ishim mire gabon per shume gjera.Ne vepren e Marksit thuhet se “Qellimi themelor i kapitalizmit eshte fitimi,ose mbi vlera”.Kaptalizmi shqiptar nuk eshte shoqeri e kohes,ai shpreh pangopesin e kapitalisteve te rinj,te cilet ne cdo forme duan pasurimin.Te gjitha qeverite e ardhura pas 1990-tes kane shprehur armiqsi kundrejt masave,me grabitjen qe kane bere,ne dobi te kapitalisteve,ku bejne pjese dhe vet.Se pari ne Shqiperi nuk funksionon ligji.Askush nuk deklaron realisht te ardhurat dhe askush nuk denohet per mashtrimet. Vetingu nxorri nga rradhet e drejtesise me dhjetra gjyqtare e prokurore,po te gjitheve shteti u tha”Ta gezoni gjene e vjedhurr”.E njejta gje per mjeke e politikane.Pse?Ka nga keta politikane qe i akuzojne refugjatet per paligjshmeri ,kur ne masen 99% punojne e robtohen,duke u shfrytezuar nga kapitalistet e vendeve ku jane.A di shteti yne se ku jane shtetasit e tij,me cfar pune merren,e si ti ndihmoj?Natyrisht kerkon nga ata tu dergojne prinderve ndonje euro a dollar se shteti tyre nuk interesohet.A e di shteti yne se cfar sigurimesh shoqerore u paguhen ketyre refugjateve dhe cila do te jete fatura e shtetit per ata qe s’kane asnje dite te siguruar?A e di shteti yne se ka shume qytetar shqiptar,emigrante,kane punuar dhe nuk marrin asnje qindarke per kontributet e dhena?Jo,ky nuk eshte shteti social,ky eshte shteti vampires,ku lulezon grabitja dhe e drejta eshte me me te fortin.
Nuk e di kush u ka thene skiptareve qe kapitalizma a e omel si hallva!?Ne te gjithe boten kapitaliste ekziston ligji i xhungles:”Njeriu per njeriun eshte ujk!”
Prandaj shtrengoni sumen deri sa tu gelltis dikush.
Doni te protestoni…protestoni per qef…!
Saliu me Ilirin ju sjellin me autobuza ne Tirane.Luli u kendon hymnin dhe Edi u nderzen policine…..
Kjo qe shkruan dhe argumenton z.Viktori ka qene thembra e Akilit kur ne nderruam sistemin .
Une po rrjeshtoje disa fakte qe vertetojne se e majta ne Shqiperi ra ne duarte e ekstremit te djathte shqiptare Verior .
– Gjate kohes se komunizmit deri ne vitet 1966 tek ne sundonte qasja politke epadiskutueshme e krahut te majt .Si rezultat i deprtimit te literatures se bolshevizmit te asja kohe populliperqafoje cdolevizje te PPSH..Pa u zgjatur edhe mbas prishjes se mardhenjeve me B.R.S.Sovjetike keto ide te majta kishin pushtuar cdo qelize te shtetit tone komuniste e te shoqerise shqiptare .Populli jo vetem u frymezua nga propaganda, qe bente sistemi,por e gjeti vehten me komod nga kjo ideologji. Ata qe se kertypnin kete fakte ishin Verioret.Atje strehoeshin dhe kundershtaret e sistemit.Jane te njohura tashme , tentativat e tyre ne bashkpunim me vendet kundershtare ,te asajkohe,ku grupet diversjoniste, qe hidheshin ne teritorin shqiptare, kunder regjimit komunist kryeninkrimeedhenepopull. Ishin pikerishte shqiptaret, jashte atdheut te larguar e strehuar ne vendet perendimore, qe organizoni dhe kerkonin permbysjen e sistemit komunist. Rezultati ishte ne disfavor te tyre pikerishte se populli yne ata i quante armiq te tij .Edjathta shqiptare egzistonte ne mergim bashke me shume patriot te tjere qe kishin prirje te majta .
-Mbas viteve 1966 kemi sinjalet e para te pakenaqsive ndaj qeverisjers komuniste .Hoxha me dore te hekurt mori pushtetin ne cdo qelize te vendit.Umbeshtet tek fanatiket e majte qe e konsideroninate prijs te pandryshueshen per popullin shqiptare .Shume ngjarje te viteve para 1966 qe kishin lidhje me eleminimin e shume kuadrove e drejtuesve, me konceprin ndryshe nga fanatizmi i majte komuniste ,bene qe te cfaqen dhe qendrime te kunderta brenda te majtes komuniste. Nuk dilnin hapur se e dinin perfundimin por pakenaqsit kumulohesh vite pas vite tek ne .
-Goditjen me te madhe e majta shqiptare filloje ta merte mbas viteve 1972 e ne vazhdim.Spastrimi me buje te madhe, duke i cilesuar armiq te popullit, eliten qe ndertuan bashke me Hoxhen shtetin shqiptare, degjeneruan te majten shqiptare duke e bere te pa frutshem superioritetin e saj ne popull.Pakenaqsit u shtuan aq shume sa aparati burokratike po degjeneronte.Pikerishte ne keto situata filluan te ngren koken te djathtet ekstrem qe ruanin nje urrejtje ndaj se shkuares dhe sistemit .Vdekja e Hoxhes beri qe ata te dalin ne siperfaqe se bashku me elementet e korruptuar nga agjenturat e huaja si dhe te perndjekurit e te burgosurit e sistemit .Shume shpejte e Djathta ekstreme ,gjate kohes se Alias, u cfaq ne skenen poloitike shqiptare .Ata perfituan dhe nga renja e krahut te majte, qe tashme perbehej nga fanatiket e sistemit komuniste .
– Para ngjarjeve te 1990 Alija e pa se e kishte shume te veshtire te mbahej pas ideve te sistemit komunist Enverjan .Me politikat terhiq e mos lesho e futi vendin ne nje anarshi politike ku lulezuan krahe ekstreme te se majtes e te se djathtes .Djallezija ,per interesat e ngushta te tij ,qe te mos pesonte fatin e drejtuesve te komunizmit ,sajon pluralizmin shqiptare me kete brum esktremistesh. Ata shume shpejte morren ,pa u lodhur fatet e politkes e per rrjedhoje rrugen qe dote ndiqte vendi ne te ardhmen .
Qe te kthehem tek ideja e z.Viktor ,mungesa e se majtes, dal ne konkluzjonin se ajo, qe nga vendosja e pluralizmit, nuk ka egzistuar . Partija e Nanua u vetequajt e majta shqiptare qe as e priste te ishte ne krye te saj.Alija duke spostuar shume intelektual brilante qe kishin mbajtur me dhembe ato ide progresive te se majtes,emeroje ne krye jo vetem Nonon por i imponoje se me ke duhej te bashkpunonte. Ne krahun tjeter nje figure qe as smund ta konsiderosh te Djathe por qe ishte ne krahun e tij,anarshistin Berisha qe u vete quajt kryetar i partise demokratike .
Po me elektoratin, qe ju bashkuan ketij pluralizmi,cfare ndodhi .Ajo qe ne filozofi quhet nenshtrim ndaj ideve politke . Nanos, per fatin e mire, ju bashkua pjesa me e madhe e popullit .Ata edhe pse u tradhetuan nga komunizmin ,shpersonin se gjerat dote ndryshonin.Ishin me te edukuare e arsimuar se krahu tjeter. Berisha ishte ne pozicjone me te pafavorshme fale bazave ku ajo u mbeshtet .Populli nuk mund te fshinte, nga mendja, ish tradhetaret, vrasesit e populit., hajdutet , krimet e diversjonistet . Ndodhi ajo, qe habiti dhe ata ,qe ndihmuan per rrezimin e komunizmit ne Shqiperi .Ne zgjedhjet e para pluraliste fituan te majtet e Nanos.Kjo fitore nuk pritej jo vetem ne syte e shqiptarve por dhe te Aleatetve tane.Si mund te justifikohej gjithe levizja antikomuniste dhe aspiratat e popullit per demokraci .Pa dyshim keto ndodhin dhe kane ndodhur dhe ne vendet e tjera te botes kapitaliste.Fakti qe, ne krye te ketij pluralizmi, u vendosen ekstremiste te dajthte ,teper te diskredituar ne popull,i dhane fitoren Nanos ,pamvarsishte se kush ishte ai .Kjo tradite eshte ruajtur ne elektoratin e majte edhe kur kreu u muar nga Rama .Rama sot eshte ne krye, te asaj te majte, jo se e meriton.Ai po e keqperdor fuqineete majtes ne Shqiperi.Rama eshte ekstremiste si Berishizmi i djathte .
Po a eshte kjo e majte e Rames apo e djathta sic e bene pyetjen z.Viktor .Jo .Arsyet qendrojne nen rrogozin e pluralizmit shqiptare .Te sajuarit nuk kane ndryshim midis njeri tjetrin.Rama si perfaqsues i se majtes vjen nga krahu i ekstremit te djathte . Kjo duket nga qendrimet e tij thelbesore e jo nga fjalori perplases me Berishizmin,Bajktarizmin ,Kolaboracjonizmin dhe krahinizmi .
Ne keto kushte, ku ndodhet pluralizmi shqiptare,sbehet fjaleper mesaxhinqe percjellz.Viktor. Kjo dote ndodhi kur ne krye te vijne breza me te emacipuar te shoqerise moderrne shqiptare .Large te shkuares komuniste e te ketijplurtalizmi 30 vjecar qe i ngjan me teper nje lufte jashte principeve te pluralizmit demokratik .
Deri me sot kishim degjuar qe te varferit
te ngriheshin ne protesta e demostrata
por tash ne Shqiperi po shohim se pasa
niket, milioneret e miliarderet e Saliut dhe Ilir Floririt jane ngritur ne proteste
per gazin sepse pa makine nuk shkojne
dot as ne WC ?! Ai qe ka nje Benz 50-
60’mije dollarotesh ka edhe 1800 leke
per benzine dhe per te paguar “toll-in”
e Kalimashit !
Eksporti më i madh që është bërë nga Shqipëria janë 2 milion njerëz të moshave dhe profesioneve të ndryshme. Pagesat që bën kjo pjesë e larguar për njerzit e tyre që jetojnë këtu në Shqipëri bankierët i quajnë remitanca. Pra të ardhura nga eksporti i njerëzve. Çfarë eksporti duhet të bëjnë prej këtu?
Qeveria dhe politika jonë është e kënaqur me exportet e njerëzve. Nuk u interesojnë të tjerat.
Shtet që funksionon deri tek unaza e vogël e Tiranës.
Nuk duan të bëhet shteti këtu.
Këto 30 vjet e vërtetuan.
Jemi kooperativë e tipit të ulët.
Mergimtar,lexoje mire Marksin.Qellimi qe thua ti,se kapitalizmi ka,qenka fitimi dhe mbivlera.Fitimi,eshte qellim i te gjitha sistemeve (problem eshte shperndarja e ketij fitimi,qe ndan dhe sistemet).Ndersa mbivlera,eshte puna e pa paguar qe kapitalistet (por jo te gjithe),i bejne punetoreve.Pra nuk ja paguajne ,vleren e plote te punes qe bejne,duke shtuar keshtu fitimin e tyre,abuzivisht.
Viktor Malaj jeni brilant ne zberthimin e kti j sistemi , rrespekte per shkrimin , tema esht e momentit .