Përparim Zaimi në një studim shkencor për UFO-t që kanë zbritur në territorin shqiptar. Tomorri, “vendi i Perëndive” ose mbartësi i realiteteve të përmasave të tjera të universit. Objektet e rralla të gjetura në ekspeditën shkencore. Tre gjurmët e njëjta në tyrben e Tomorrit, tyrben e Krastës, dhe tek Qafa e Nishanit. Harta ku shënohet kontinenti i Atlantidës
Nga Leonard Veizi
UFO-t janë zbritur edhe në Shqipëri. Për këtë ai ka bindje të plotë dhe të patundur. E për t’i shkuar deri në fund këtij “trilli” ka filluar një kërkim shkencor që prej vitit 1999, ku ka sistemuar dëshmitë e para, për të arritur në kulmin e punës së tij në vitin 2005 me disa zbulime objektesh shumë të çuditshme. Që nga ky çast, Përparim Zaimi, dikur një kapiten i lundrimeve detare, ka krijuar bindjen e thellë se pelegrinazhi i njerëzve në malin e Tomorrit, bëhet pasi ky vend është eksploruar nga jashtëtokësorët. Duke qenë një njohës i mirë i astronomisë detare Përparim Zaimi sjell për të gjithë ata që kanë një kuriozitet të tillë mjaft fakte interesante. Legjenda të cilat në themel kanë realitetin, që i paraqiten lexuesit në formën e mesazheve të gurkyçit, e që jo kushdo mund t’i deshifrojë, ashtu sikundër ka arritur autori t’i shpjegojë duke u bazuar në fakte konkrete dhe studime të hollësishme. Zaimi shprehet se sistemi fetar në tërësi është ndërtuar mbi bazën e besimit, pra pranimi i asaj që është dëshmuar dhe shkruar në librat e shenjtë si të vërteta absolute dhe realisht ne mundemi të vërtetojmë disa prej tyre si pasqyrim fenomenesh që përputhen me ekzistencën e realitetit objektiv. Për më tej, gjatë një interviste kapiten Zaimi rrëfen përvojën e tij të jashtëzakonshme në zbulimin e vendqëndrimit të jashtëtokësorëve në atë pjesë të tokës që quhet Shqipëri.
Ju keni dyshime se UFO-t kanë zbritur edhe në territorin shqiptar?
Unë nuk kam dyshime por kam krijuar bindjen se Shqipëria është vizituar nga civilizimet të tjera teknologjike, shumë më të avancuara nga civilizimi ynë. Madje në fund të studimit që kam realizuar, kam arritur në konkluzionin që civilizimi ynë është mbjellja e atij civilizimi që na ka ardhur nga një planet tjetër. Pra në jemi krijesa të atij Krijuesi.
Njeriu i parë në tokë ka qenë i klonuar?
Nuk di të them llojin e teknologjisë që kanë përdorur ata në këtë fushë të gjenetikës, por natyrisht që ka qenë një teknologji shumë-shumë e përparuar. Pra unë kam krijuar bindjen se ne jemi produkt i tyre.
Mbi çfarë bazash e mbështesni këtë?
Padyshim që ka shumë argumente që e mbështesin këtë lloj hipoteze. Unë si referencë kam marrë evidencat fizike, prova materiale që janë makete apo modele të anijeve hapësinore të cilat i përkasin një civilizimi tjetër. Këtë unë e mbështes edh enë faktin që i kam studiuar një pjesë të mirë të dëshmive që janë dhënë rreth UFO-ve të cilët kanë vizituar planetin tonë. Nga modelet që unë vetë zbulova dhe disponoj, arrij në konkluzionin që mbi 90% e tyre i takojnë të njëjtit civilizim teknologjik. Dhe kjo ka shumë rëndësi, pasi dhe modelet janë lënë po nga i njëjti civilizim që ka vizituar në kohë dhe viziton edhe sot e kësaj dite planetin tonë.
Çfarë konkretisht keni gjetur në zonën e Tomorrit ku ju keni bërë kërkimet tuaja?
Kam gjetur modele anijesh specialet të gdhendura në gur. Por dua të them se nuk kemi të bëjmë me një gur të zakonshëm. Më është krijuar ideja e aliazheve që janë mjaft të mbrojtura. Këto objekte janë gjendur në vende që vështirë se mund të gjendeshin edhe po të mobilizoheshin disa ekspedita botërore. Probabiliteti është shumë i madh e sipas përllogaritjeve të mija është një në një trilion. Mund të shpenzoheshin miliona dollarë e sërish këto të mos gjendeshin. Unë këtë zbulim, përveç dëshirës e pasionit tim për t’u marrë me këtë punë, ia dedikoj asaj që ne e quajmë rastësi. Por rastësia është indikacion i një krijese tjetër, e Krijuesit, pra i atij që ne e quajmë Zot. Në fakt Zoti për mua nuk është ai që mendojmë. Kurani dhe Bibla që unë i kam marrë si referenca janë dy libra të mëdhenj, por që përmbajnë të vërteta shkencore. Mbi to mund të bëhet dhe zbërthimi i vizitave të jashtëtokësorëve. Në një nga modelet që kam gjetur është harta e botës. Në këtë hartë jepen të dhëna dhe mbi ekzistencën e Atlantidës dhe perandorin së Atlantëve.
Nga do t’ia fillonit punës suaj kërkimore-shkencore?
Në vitin 2009 ndërmora një pelegrinazh në malin e Tomorrit. Ekziston një legjendë që Abas Aliu ka ardhur me kalë dhe është vendosur aty. Këtë legjende unë e studiova dhe e pashë jo si një ngjarje mistike. Kisha dëgjuar për gjurmën e Abas Aliut dhe këtë herë vendosa ta shikoja e ta fotografoja. Kur u ngjita për në teqenë ku kryheshin ritet, i kërkova një kushëririt, tim i cili më shoqëronte, që të më çonte tek gjurma. Mbasi mbaruam ritin në teqenë e Kulmakut, së bashku me bashkëshorten të cilën e kisha marrë me vete, zbritëm faqen e malit dhe u ndodhëm pranë tyrbes së ngritur në nderim të shenjës së Abas Aliut. Ishte hera e parë që e vizitoja atë vend. U futëm në tyrbe. Gjurmës i bëra disa fotografi nga pozicione të ndryshme. Ndërkohë që fotografoja realizova mendimin që ajo gjurmë mbarte një histori, një fenomen të veçantë. Vura re që nuk kishte të bënte fare me gjurmën e këmbës së Abas Aliut apo kalit të tij. I emocionuar dola nga tyrbja. Pasi u ktheva në shtëpi i hodha fotot në kompjuter dhe fillova t’i studioj e të bëj deshifrimin e tyre.
Gjurma e Tomorrit është e vetmja e këtij lloji në Shqipëri?
Në fakt jo. Një ditë bashkë me djalin tim dhe një ish pedagogun tim Daut Hoxhën shkuam në Krujë dhe vizituam një vend të shenjtë, tyrben e Krastës. Dauti më kishte vënë në dijeni se në Krujë ndodhej një gjurmë tjetër me të njëjtin shenjtor e legjendë. Djali im më ndihmoi të bëja fotografi me cilësi. Me të mbërritur në shtëpi bëra krahasimet në kompjuter me gjurmën e Tomorrit. Konstatova se ishin të ngjashme. Ndërkohë një gjurmë e tretë ndodhet në Dosovec të Beratit tek Qafa e Nishanit, të cilën arrita ta realizoj më 11 qershor 2011 me ndihmën e avokatit Ilir Malindi. Trekëndëshi që formojnë tre gjurmët më tërhoqi vëmendjen dhe supozova se në qoftë se në konstelacionin Pegasus do të gjej një figurë gjeometrike të ngjashme me këtë trekëndësh, atëherë trekëndëshi Tomorr-Krujë-Qafa e Nishanit është gjurmë, projeksion i trekëndëshit sferik që formohet në konstelacionin Pegasus dhe autorët e vërtetë të këtyre gjurmëve janë jashtëtokësorët, pra gjurmët orientuese të një civilizimi tjetër teknologjik.
Ju keni vepruar vetë apo keni pasur dhe asistencë nga specialistë të huaj të ufologjisë?
Për gjithçka unë jam konsultuar me informacionin e hapura të NASA-s, të cilat këto vitet e fundit kanë qënë shumë të zgjeruara. Ndërsa gjatë një qëndrimi në SHBA në qershorin e vitin 2010, kontaktova me një profesor të universitetit Shtetëror të Xhorxhias, historian, filozof, ateist e producent dokumentarësh. Dr. Anthony Clarke Veines, i cili pasi lexoi punimin tim në anglisht mbeti shumë i kënaqur dhe më propozoi që nëse kërkoja që këtë punim ta ktheja në dokumentar ai do ta realizonte me kënaqësi.
Shteti shqiptar ka dosje të veçanta për ufologjinë?
As që bëhet fjalë. Janë shtete të fuqishme si SHBA, Britania e Rusia që kanë departamente të veçanta që merren me ufologjinë. Shqipëria nuk ka asnjë dosje lidhur me këtë çështje.
Mali i gdhendur mbi një anije hapësinore
Objektet e rralla të gjetura në rajonin e Tomorrit, tanimë janë në duart e tij. Duke iu referuar zbërthimit të tyre Përparim Zaimi shpjegon: “Po të shikojmë foton konstatojmë se ajo përfaqëson një model të një anije fluturuese hapësinore me të cilën jashtëtokësorët kanë mbërritur në planetin tonë dhe konkretisht janë ulur në malin e Tomorit në Skrapar. Modeli i zbuluar në vitin 2005, botohet për herë të parë. Në pjesën e sipërme të këtij modeli të anijes hapësinore është skalitur në mënyrë mjeshtërore një pamje, që është ajo e malit të Tomorit. Me ndihmën e instrumenteve zmadhuese vërehen mjaft qartë konturet dhe bimësia e këtij masivi malor që siç thonë dhe legjendat e vjetra ka parë shumë ngjarje që kanë ndodhur. Dallohen qartë jo vetëm pjesa e pyllëzuar, por dhe ajo pjesë e zhveshur nga pyjet, ashtu siç mund të shikojmë dhe sot po ta vështrojmë nga maja e malit në Çukën e Abas Aliut. Pra pozicioni i paraqitjes së Tomorrit është një pamje nga sipër e tij. Në qoftë se i referohemi përcaktimit të ufologëve, forma e diskut është i një tabakaje ose “saucer shape”. Modele të ngjashme për nga forma janëshikuar e raportuar nga observues të ndryshëm”
Tomorri, vendi mistik i perëndive
Përparim Zaimi thotë se punimi i tij nuk bazohet në ndonjë sistem besimi, por të lë të kuptosh se fenomenet janë argumentuar mbi bazën e një realiteti të studiuar mirë dhe me kompetencë të plotë profesionale dhe shkencore: “Unë di saktësisht nga dëshmi të sigurta dhe disa burimesh se pranë malit të Tomorrit, në fshatin shumë pranë tij, janë vërejtur fenomene dhe ndodhi reale të çuditshme dhe misterioze deri tani. Që mali i Tomorrit është mali ku qëndrojnë Perënditë, mendoj se nuk qëndron më në kufijtë e legjendave dhe hipotezave, por fatmirësisht po konfigurohet si një realitet objektiv. Mali i Tomorit dhe mjedisi përreth është i njohur për mbajtjen e vlerave ideale, jashtë tokësore, mistike, vendi i perëndive. Të gjitha këto etiketime dhe vlerësime të bëra në kohë të ndryshme nuk mund të jenë thjeshtë pjellë e fantazisë popullore, e legjendave e besëtytnive dhe e riteve dhe traditave që rrjedhin nga mosnjohja e fenomeneve në të kaluarën historike, ato përmbajnë diçka të vërtetë që lidhet me konstatime dhe vrojtime në kohë të ndryshme të zhvillimit të shoqërisë dhe që njerëzit me nivelin e zhvillimit të shkencës dhe mendimit nuk kanë qenë në gjendje me interpretimet e tyre të shpalosin realitetin e mirëfilltë që fshihet pas tyre. Por ata i kanë ruajtur e transmetuar mjaft mirë brez pas brezi”.
Zbuluesi i UFO-ve “shqiptare”
Studimi i kryer prej tij, në fushën e ufologjisë, ka kapur një distancë kohore prej të paktën 15 vitesh, ndër të cilat janë ndërmarrë disa ekspedita. Gjithçka vetëm për atë që ka ndodhur në territorin shqiptar, këtu e qindra vite më parë. Përparim Zaimi ka kryer studimet e larta në degën e Navigacionit dhe është diplomuar në Vlorë si Navigator për Flotën Detare Tregtare. Ka ndjekur studimet për degën Inxhinieri mekanike. Përfundon studimet në Filozofi. Është njohës i disa gjuhëve të huaja si anglisht, italisht, rusisht. Është autori i disa studimeve në fushën e peshkimit si ndërtimi i hartës së parë të relievit nënujor të detit Adriatik dhe Jon. Gjatë karrierës së tij profesionale ka kryer detyra të larta në administratën shtetërore për një kohë të gjatë si Kryetar Dege, dhe Drejtor i Drejtorisë së Peshkimit në Ministrinë e Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore. Drejtori institucionesh administrative, projektues dhe këshilltar i ministrit.
Leonard Veizi/ DITA
Sidoqe shum njerz nuk I besojne keto argumenta ,per jashte tokesoret,,, ky shqiptar puntor I pa lodhur duhet te pershendetet me sinqeritet per punen e tij te mbrekullushme e te pa kursyer.
Mos harxhoni kohen kote se UFO ne tomorr nuk ka pasur kurre.
UFO-t zbriten ne Cepan te Skraparit, ne Vicidol te Tropojes e ne Surrel. Tani po na sundojne vendin, me tentakulat e tyre te pa dukshme te krimit neper evrope dhe me dhembet e thonjte e tyre te kgulur ne arin dhe gjakun e popullit shqiptar!!!
Ndaj te njejtin mendim me ty or TAR TUF por me nje ndryshim qe ka ardhur koha qe duhet besuar edhe tipa si puna e ketij kapiteni!Jetojm ne kohera moderne ku shoqeria mbart mesataren shkollore deri ne klase te tete e te diplomuar me diploma universiteti!Ndaj ne kete vend gjithçka mund te ndodhe e nga qelli mund te fluturojne jo vetem jashttokesore por edhe gomere !Kjo fale dhjemokracise qe na nxorri ne drite e shohim gjithçka !
Qirio Regres, qe nuk vlen as per pleh.
Ato qe shkruan ky autor i nderuar nuk jane per ty.
Fakti qe kane zbritur ne Skrapar vertetohet nga ekzistenca e ILIR METES.
A nuk ngjan floriri me nje ufo?!
I quet po. I pasur sa nuk ka !…
gjithcka eshte e mundur
asgje e dukeshme
Edhe nje tjeter qe paska shkuar per lesh delesh.
ha ha ha ha ha … se bashku me Tartufin … ha ha ha ha
O leshi !!! eshte tjeter te besuarit e nje teorije . , nga teorija
e te respektuarit te punes se nje njeriu,qe punon per te na dhene dicka neve ,qe nuk e kemi per deshire punen. O hajvan qeshin vetem dembelet ,se kane kohe te lire ,per te
qeshur,, jo ata qe mundohen te kerkojne gjithcka ..
Qirio Xhuxh e Kukulesh
Shkoni ne Rusi sepse kane atje lesh buajsh.
Ky shkrim nuk eshte per ju primitive.
disku i fundit eshte pare ne kamez nga doktor profesor xhilal mziu.
Ç’të mendoj unë për këtë detar që është ngjitur maleve?!
Ç’të bëjmë ne të shkretët që vuajmë këtu në tokë , pa ky qënka në rregull .
I uroj t’i ruajë Perëndia mënd e kokës .
Bollë u more me kosmosin, na thuaj ndonjëgjë për hallet tona tokësore , se edhe ne pjesë e kosmosit jemi !
Bravo të vazhdoj
Pergezime Kaptiten Zaomit per punen e madhe qe ka bere. Nje punlicitet i jashtezakonshem per Shwiperine tone te shtrenjte. Realizimi i dokumentarit do te ishte nje mrekulli.
Xhuxhumak, ti ke vajtur per lesh qe diten qe linde.
Lexo ndonje fjali se te ben mire more tru mykur.
O r ti Usa, une prej leshi kam corapet ne dimer, per lesh tjeter ta kam lene ty bashke me kete rroten kapiten navigacioni.
Drugo Xhuxh
Natyra te ka denuar. Nuk eshte ky shkrim i gjate per ty.
Sikur te vinin tani qe kemi dhe vetingun
Hej Zot,kujt ia kemi dhane detyrat e shtetit!
Edhe dita tash na e shet si gjeniu qe di 3 gjuhe…
Hajde albanistan,hajde…
T’i themi ufove hajdeni bre,merreni me veti kete milet qe experimenti i tyre ka krijuar,e te lirohet vendi per shqiptaret e vertete…
O figure, ku eshte trekendeshi ii Pegasusit
Epo te rrjedhi njeriu ne kete moshe gjynof i modh
Me vjen mire qe gazeta Dita,ka hapesire edhe per budallenjte.
A te jene kaq budallanje keto me punen e UFOve.Po Dita?
Pordhe me rigon….
Mos e merrni per shaka, se ne skrapar, e sidomos ne cepan ufot jo vetem kane zbritur por edhe kane vepruar duke na dhene bij ufosh, si puna e ketij ish oficeri, qe me sa duket i ka ikur bleta, por ato na i ka derguar dhe ne tirane, bile i kemi edhe udheheqsa.
Une e njohe Perparimin dhe dua te shtoje disa dukuri qe ta kuptojne keta qe e ofendojne ne komente. Qendron me lare se te gjithe keta qe e ofendojne .Per kete do tju jap argumenta qe i gjeni ne dosjet e tij personale . Ka mbaruar Akademine e Marimes dega tregetare dhe eshte dipllomuar me medalje te arte si navigator .Kur ka qene student ishe modelel ne cdo pikpamje .Dallohej per aftesi intelektuale dhe studjonte ne shume fusha. Ka patur nje llogjike te forte qe per cdo gje donte argumenta reale ndryshe nuk pranonte llafollogji pa kuptim sic jemi mesuar te hedhim ne treg cfare te duam .Ndoshta sistemi politike nuk i dha mundesine qe ky te shtrinte studimet per te panjohurat e kesaj bote .
Rreth UFOve ka shume dokumente me vlera qe dhe disa udheheqesh shtetesh me potence ne bote kane pranuar egzistencen e tyre .Ka institucjone te vecanta qe financohen ne SH.B.A dhe Rusi per te konkluduar qe egzistojne apo jo UFOT (jashtetksoret ). Mendimi akoma nuk eshte dhene i prer .
Ne shqiptarve, cdo gje jashte jetes son primitive, na duket injorance apo budallek.Te rejat shkencore, si endrra dhe UFOt si fantazi e njerzve “qe kan shkuar per lesh”.Kjo murtaj e te menduarit, qe lindi ne komunizem dhe vazhdon edhe tani kur ne jetojme ne boten e hapur,ka dhene efektet e saj ne mos kuptimin e shume ceshtje shkencore qe rrethojne boten sot .Po ndodh ai fenomen qe ka ndodhur me pare ne shume shtete te avancuar e me nje teknologji me te avancuar .Dante Aligeri si i cmendur dhe Frojdi psikopat .Shume shkencar si te pa desherueshem por ne fakte bota sot eshte ne ate stad teknologjie vetem fal ketyre zbulimeve e studimeve qe kane ndricuar e ndricojne boten .Shumica e shqiptareve i kane then mendjes ik pirdhu se mbi te gjitha kane vlere parat e vjedhura ,perdhunimet e mashtrimet per te sunduar mbi njeri tjetrin.Nuk arrijme te kuptojme se sot bota eshte e mbeshtetur e ecen nga medjet e ndritura jo politike por ato shkencore .
Cte keqe ka kur nje shqiptare hedh nje gur ,sic ndodhe ne gjithe bote ,ne fushen e studimeve rreth te panjohurave mbi jashtetoksoret .Pse ne te na duket nje budadallek ku sot ne bote ka me qindra ide te egzistences se jashtetoksorve .Ka gjithashtu edhe nga ata qe e kundershtojne kete ide sic mund te jemi dhe ne por argumentat e te kundertes jane thjeshte kundershti pa studim shkencor .Ka ikur koha kur thuhej:Po se pash me sy une nuk e besoj .Sot ato qe shikon syri i zberthen nje mendje me e zhvilluar per te pare misteret qe fshihen pas perdes se injorances .Jam habitur dhe e kam kundershtuar se distanca e shikimit te syrit nuk mund te jete me shume se 50 km .Ne nje nga kurjozitetet shkencore kam lexuar se syri i njeriut ka dalluar maja malesh ne distancen mbi 1500 km.Shume detare gjate lundrimeve kane dalluar token ne distanca qe si kapte Radari .Ushtaret ne pllajen e Shashices kane pare ne brigjet italjane ndertesat e shtepive e te objekteve industriale .Te gjitha keto dukuri varen nga kushtet atmosferike qe i bejne te mundur syrit te dalloje objekte edhe jashte te zakonshmesh. Kur themi se UFOT nuk egzistojne se ata qe i kane pare jane psikopat gabojme . Gabojme se nuk arrijme te kemi nje objekt konkret se keshtu jemi edukuar me ate shkalle zhvillimi .
Une e respektoje Perparimin per keto studime modeste ne kushtet e vendit qe as Akademi Shkencash nuk ka ne ato nivele qe te informoje shoqerine tone edhe per keto dukuri te botes ku jetojme .Ti quajme idiotizem nuk bejme gje tjeter vec se nuk u japim mundesine zhvillimit te fushave te panjohura nga ne .
Nuk dua te zgjatem mbasi ne keto fusha kemi nje prapambetje shekullore qe na ka lene mbas botes se qyteteruar. Shkalla e qyteterimi nuk varet nga ato qe ha,vesh e thua ,por nga shkalla e teknologjise qe perdor .Ne sot mburremi para botes per bashkjetesen fetare ,si popull i lashte ,bujar e jo luftenxites .Tipare te shekujve te kaluar .Nuk mohoje gjithcka por ne element te vecante shqiptaresh kemi perfaqsime dinjitoze jashte vendit pikerishte atje ku shkenca ecen me kohen .
kujt ja shpjegon atyre qe bejne llogje ne kafene qe nuk lexojne,per ufot keto vitet e fundit po flitet shume sidomos kete vite ku jemi
Cudi !
As demo, as itelektuali nuk kane pasuruar shkencen e UFO-s me njohurite e tyre.
Qe Mali i Tomorrit eshte i shenjte , kete na e kane thene edhe Rilindasit tane e shume studius te huaje kane cfaqur mendime per pasurit e cmuara te ketij mali !Studimi i Perparim Zaimit eshte nji perpjekje per te spjeguar disa fenomene qe cfaqen ne malin e Tomorrit dhe ne rrethinat : Por pa pergjegjshmeria e institucioneve pergjegjese arriti kulmin kur u dhane leje per shfrytezimin e ketij mali per te nxjerr gure .Kjo barbari nuk ka te ndalur edhe sot , me gjith perbetimet e ministrit dhe ish ministrave te mjedisit qe e kane ne rregjistrat e tyre Malin e Tomorrit “Park Kombetar”Perflitet se edhe kompani ne vartesi te ketij presidentit tone vazhdojne te shkaterrojne kete mrekulli te natyres dhe pasuri te patjetersushme kombetare!Dhe kulmin hipokrizija e Ilir Metes e arrin ne vizitat e perviteshme qe ben ne vendet e shenjta ne kete mal , duke qene nder te rrallet ,pushtetare qe vizitojne keto vende dhe e tera kjo per te mbuluar
shkaterrimin qe ai dhe ministri i tij i bene ketij “Mali te Shenjte”!
Falenderoj Zoterine me pseudonimin ” Spata” per objektivitetin dhe realizmin me te cilin pershkruan personalitetin tim. Respekte Zoteri!
Me vjen keq per ata komentues qe hedhin balte mbi figuren time ,pa patur ndonje arsye dhe pa me njohur fare. Komentet e tyre i kalojne kufijt e oponences. Per kete kategori njerzish qe une do ta quaja kor “ostracist”,do tu pergjigjem me postulatin biblik te Jezu Krishtit” Zot fali se nuk dine cfare thone”
Ik or pirdhu, debil.
U be dhiari i Dule Ramutit te shaje Autorin. Kafshe primitve. Bajgaxhi i ndyre
Nuk ve aspak ne dyshim zotesine e autorit ne studimin e dukurive qe na ka pershkruar ne shkrimet e tij.Nese UFO-t ekzistojne vertet i bie qe te jene shume here perpara njeriut ne teknollogji.Kjo duket na menyra si na vizitojne pa u ndjere dhe largohen fet e fet.Apo jo?
Se dyti largohen nga njerezit sikur kane frike prej tyre.Pse largohen?I bie qe te jene budallenj per deri sa nuk kuptojne superioritetin e tyre.Nuk mundet te jene budallenj qenie superteknollogjike qe na vizitojne fshehurazi.UFO MUND TE KETE PO TOKEN TONE NUK E KANE VIZITUAR,AQ ME TEPER SKRAPARIN.
Kjo eshte si puna e amerikaneve qe vizituan henen 50 vjet me pare.Te llogaritesh avantazhet e teknollogjise qe jane tani me 50 vjet perpara duhet te kishim nje linje ajrore Toke Hene te pakten njehere ne jave.Edhe kjo qe nje mega genjeshter qe koha po e provon.PSE NUK SHKOJNE PERSERI NJEREZIT NE HENE?
DOLI DHE HAJDUTI I FLORIRIT QENKAN UFOT .
Nuk dua te ul punen studjuese te autorit, P. Z., por ne shkrimin e mesiperm kemi vetem faktin e tre gjurmeve te njejta. Tre fotografite nuk do te kushtonin gje te prezantoheshin ne gazete.
Persa i perket trekendeshit qe behet fjale ne shkrim, mali i Tomorrit-Kruje-Qafa e Nishanit, jo vetem qe nuk esht trekendsh tamam, por nuk ka lidhje as me kostelacionin e Pegasusit.
Aludimi i mesiperm ne lidhje me historite biblike eshte tashme nje hipoteze e vjeter, me “e provuar” nga Erik von Däniken, por qe ka mbetur thjesht hipoteze ekzotiko-fetare.
Autori nga nje ane flet per qenie te zhvilluara te ardhura dikur ne Toke, nga ana tjeter flet per perendi dhe besimin fetar! Nuk kuptohet lidhja ketu!
Po fenomenet e cuditshme rreth malit te Tomorrit cilat jane?
Autori flet per prejardhjen e njeriut nga keto qenie! Mire se nuk e pranon keshtu evolucionin, por si e shpjegon ai ndryshueshmerine e racave te ndryshme te njeriut mbi toke? Po ato skelete te zbuluara qe provojne prejardhjen tone nga majmuni, cfare jane, tokesore apo jashtetokesore? Pse nuk erdhen serish keta jashtetokesore? Apo, nese vijne, perse nuk marrin kontakt me ne prejardhesit e tyre?
per sot mbi kete teme, them vedem dy fjale; ufo nuk ka . aliene, (bote tjeter me njerez mund te kete), por ne toke nuk kane ardhe dhe s’kane per te ardhe . aresyeja? ose jane mjafte primitive, ose jane teper inteligjent . e para, s’ka nevoje per shpjegim . e dyta, prape eshte e pamundur, per aresye se njerezimi super inteligjent, nuk ka nevoje te vizitoje ( me anije planet) vendlindjen e hajduteve “meta” o krimineleve “berisha” se keto i zbulon…shkencerisht .
Pa dashur te banalizojme temen ,
Ufo-t jane me origjine shqiptare dhe pik.
Dikur ne epoken e Diktatures Komuniste qendronin larg Shqiperise ,
sepse kan nji karakter te lir , (analizoni fjaLen Ilir eee kuptove)
pra si te tille , duke qen nji shpirt i lir urrenin izolimin .
Kontaktin e pare me shqiptaret e moren me ardhjen e Demokracise .
Ishte e paimagjinushme .
Sapo dola nga Pallati i Kultures Tirane pasi isha ul me disa miq e te aferm .
Shikojm Turma njerzish ,kryesishte te rinje qe kishin ngrit nji Plak lart mbi kokat e tyre dhe duke ju drejtuar xhamise Ethem Beu-t
therrisnin ne histeri si te cmedur Hoxhaaaaaa- Hoxhaaaaaaaa !
Nuk zgjati shume dhe Ufot moren rruget e Shqiperise ,duke pushtuar gjithcka .
Secili filloj te zgjedh se cfar i pelqente atij te behet .
Kishte qe u ben Politikane ,Lider , kishte nga ata qe u ben Hoxhe ,Prift ,
pamvaresishte cfar kishte ber me pare ,
cfar shkollimi kishte pas dhe cfar profesioni ,
ne liri secili zgjedh ate qe i pelqen .
Madje me agresiv ne kapjen e profeesinoeve qe ajo liri
afronte ishin njerzit e ardhur nga malet ,katundet fshatrat .
Kishte psh fshatar ,qe andra ne byth ,qe braktisen fshatrat ,stallat e bagetine dhe u ben Gazetare ,hapen Medie Tv ,edhe pse era e bajges ndihet perseri ne Mediet apo TV- e tyre .
Ose ish te denuar te kohes se Diktatures ,me 4-8 klase
qe pa pasur aspak pretendime ne jete ,
fati -i beri Shefa Policie , ose Shefa Dogane etj etj qe te gjithe i dime.
Dhe keshtu me radhe liria ky pasion i Ufo-ve me kap qiejt , me u bo Trendy i kohes ne vendin e Ufo-ve ,
ku te gjithe vershuan te bejne ci donte trapi ne Shqiperi .
Fal Ufo-ve ne gezojme sot kte liri komunikimi kudo e ne cfardo lloj distance ,
ajo qe mua personalishte me mungon eshte ,se nuk hyj dot me ne frequencat e njeriut dikur ,ai qe jetonte ne Shqiperi para zbarikimit te Ufo-ve ,
ka raste qe hyj disa sekonda ne Vale por uk vazhdon gjate dhe valet zhduken perseri …
Nganjiher dyshoj ,se mos Ufo- t sabotojne me bllokues frequencat qe njerezit te komunikojne me njeri -.tjetrin
si dikur . si njerez 🙂
Ha-ha-ha, prandaj dhe une s’po gjej me nga shoket e dikurshem! Pyes sa here, ku jane, ku jane, por duket i kane zhdukur UFO-t andej neper bote! Ai i statistikave me 3,9 mil. shqiptare duhet ti dije nga u zhduken njerezit e dikurshem te Shqiperise!
😉
—
Ai i stastikave menoj eshte okay .
Eshte nji shqiptare i mire (sipas meje )
As e diskutoj qe perpiqet te jete shqiptar i mire, por duhet te jete me pare njeri i mire, pra i sakte dhe i patrembshem ndaj te vertetes, pastaj behet vetvetiu ai shqiptar i mire! Nuk na duhen mburrkat dhe fantazite, sic duket dhe puna studimore e P. Zaimit, por na duhen punet e shumta pa fjale mburrse.
Une kam degjuar qe atje ka nje thertore ku behen kurbane dhe hahet mish ne hell.
Nuk dua ti hyj fare asaj qe ka te bej me vertetesine
e shkrimit ,dmth zbuluesit te Ufo-ve mbi Tomorr .
Tema e Ufo-ve terheq gjithmone kurjozitetin tone .
Mbi besushmerine e temes ne fjal ka gjithmone
dicka qe nuk shkon ,qe jane Fakte-t !!!
Ne cdo zbulim ne ato qe fshihen ne Kozmos apo
ne dete siedhe ne Arkeologji gjithcka bazohet ne Faktin
e exzistences se Objektit !
Pra ..scusami e ?
Megjithate , un e shikoj kte si me then iniciative ose
# studim mbi Ufo-t nji dicka pozitive nga Kapiteni ,
Te ndjekesh nji pasion qe te ka lind papritur ,eshte okay ,
kjo ‘demton asnji ne hoqerine tone ,perkundrasi
motivon brezat e rinj ,te jen me ambicioze ne jete ,
me te interesuar edhe per shkencat e ndryshme .
Qielli yjet …jane shume terheqes per njeriun , kan ate force magnetike qe kuh e ndjen e kupton 🙂
Kurjoziteti se exzistojne kreatura te perfaferta me njerezit
ne hapsire mbi ne ,pra nese ka jete diku tjeter ,
ka ngacmuar gjthmone kurjozitetin tone .
Bota sigurishte ka shume studjues te shumte e te sofistikuar ne kte fushe ,nga cdo kendveshtrim
perse mos te ket edhe ne Shqiperi ?
Ne duheet te guxojme …
Pra se u zgjata , un i rrespektoj njerezit qe stjudjojne
kane pasione ne jete dhe nuk e kalojne jeten kote .
pordhe me rigon
Ka mjaft literature per jashtetokesoret. Ne fakt ufo perkthehet objekt fluturues I paidentifikuar, ndersa me qartesisht jashtetokesoret jane qeniet intelligente qe kane shpikur, krijuar dhe drejtojne keto objekte. Ceshtja eshte se kapiten Zaimi del me emer dhe mbiemer dhe I duhet te perballoje ironine e opi(objektet e paidentifikuar te internetit). Tomorri eshte vertet nje mal madheshtor. Per pune apo dhe shetitje jam ngjitur ne disa maja mbi 3000, edhe dy te tilla mbi 4000, Tomorri eshte I vecante. Nejse, ne librat per hipotezat me jashtetokesoret perplasen mendime te njerezve te ditur, jo koqe kandari. Psh, kur dikush hodhi idene se Sfinksi I kishte ato vijat nga uji dhe jo nga stuhite e reres bota e qeshi. Erdhi nje profesor gjeolog me grupin e tij nga Harvard dhe I dhane te drejte pas analizave. Kjo tregon qe Sfinksi eshte shume me I vjeter se qyteterimi egjiptian, kur saharaja lulezonte. Tre piramidat egjiptiane ne vije jo te drejte figurojne si kurderfigura e Rripit te Orionit. E thone studjuesit, jo anonimet e internetit. Po te lexosh Vedat indiane, hyjnite perlesheshin me objekte qe fluturonin. Apo Epopeja e Gilgameshit, ku Sitchin mbetet perkthyesi me I mire, nga ku ka hedhur idene e tij mbi gjenezen e hyjve Enlil Enki, Ishtar, qe I gjejme me emra te tjere ne Egjipt, ne Greqi, tek feniket, romaket, etj. Keto jane gjera qe jane zbuluar, se afermendsh, e shumta ka humbur dhe e ka zhdukur koha. Problemi I perballjes me komunitetin shkencor tradicional ka bere qe shume autore te terhiqen duke pasur frike nga denigrimi. Psh, nje profesor gjeolog, Charles Hapgood mendonte se pjese te medha te Kores se Tokes mund te rreshkitnin nen te si sandwich, e quajtura teoria e lavatrice, biles ka pasur leterkembim me Anshtajnin dhe ky e ka mbeshtetur se eshte e mundur. Kjo shpjegon shtytjen e menjehershme te kores se Tokes, psh supozo Antarktiden te kete qene 3200 km me ne veri, atje ku ndodhet sot Argentina. Osé Siberia t kete qene 3000km ne jug. Kane gjetur mamuthe ne, Siberi me barin jeshil akoma te patretur ne bark, qe do te thote se ndryshimi ka qene I menjehershem, apokaliptik, jo I ngadalte. Persa I perket gjurmeve dhe trekendeshit, mendoj se keto dime, mund te kete akoma te tilla, pra eshte relative ideja e trekendeshit. Nje gje eshte e sigurt, s’jemi vetem ne univers. Pershendes perpjekjet e z. Zaimi, qe pervec mundit per te nxjerre me thonj nga universi i te panjohures i duhet te perballet edhe me paragjykimet e dembeleve te mejhanes.
Studimet e autorit mund te jene me te plota nga sa sillet ne gazete. Por, nga kaq sa na sillet ne gazete, dalim me perfundimin se nuk kemi prova mbi UFO-t..
Z.Zaimi thote “GJURME”??Per c´fare Gjurme behet Fjale?? APO mos Valle me Fjalen Gjurme do te thote Shenje??Jame pake Konfuz,ne kete Drejtim…a munde te na Shpjegoj dikush se per C´fare Gjurme Flitet Konkretishte???Apo per Gjurme Kepuceje?
Personalishte BESOJ NE EKZISTENCEN E JASHTE TOKESOREVE..lol
si ka mundesi qe ky qenka studjus i madhe se mos ka shok bujar nishanin e pirro ametin se ata jane shkencetaret e ushtrise