Kapiteni i Atletico Madrid: Ne do të kualifikohemi

anazapta

Kapiteni i Atletico Madridit, Gabi, ka shumë besim se skuadra e tij do të shkojë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në dëm të Barcelonës. Dy skuadrat barazuan 1- 1 në Camp Nou dhe Rojiblancos kanë përparësinë e golit të shënuar në Camp Nou. “Kjo është periudha më e bukur e jetëve tona. Nuk jemi të lodhur. Duam të garojmë në nivelin tonë më të lartë”.

“Çelësi i kësaj ndeshjeje është që të mbesim të përqendruar gjatë 90 minutave. Nuk është e lehtë t’i ndalësh lojtarët si ata”.

“Mendja jona nuk është e fokusuar për të nxjerrë barazuar… Tifozët do të jenë një mbështetje shumë e rëndësishme për ne”.

“I kemi bërë njerëzit të besojnë dhe mendoj se tash e tutje do ta shihni më të mirën nga Atletico”, ka deklaruar Gabi para gazetarëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *