Kapiteni i Kombëtares, Hysaj / Shpresoj që ditën e nesërme të shënoj gol!

Arta Taja

Në një konferencë për shtyp, para ndeshjes së Shqipërisë ndaj Lituanisë, kapiteni i Kombëtares Elseid Hysaj u shpreh optimist edhe pse kanë pasur shumë pak kohë për rikuperim. Kjo lojë do të na vendosë në kundrasul, shtoi ai, sepse Lituania është një ekip që të vë në rrezik.

“Është pak e vështirë ndaj Lituanisë, pasi kemi pasur shumë pak kohë për të rikuperuar energjitë. Kemi parë disa video dhe kemi kuptuar se Lituania luan shumë bukur dhe të vë në rrezik. Luajnë shumë në sulm për të shënuar, por kjo mund të na ndihmojë për të pranuar kundërsulmin.

Roli aktual në Kombëtare është një rol i ri, pasi gjithmonë kam luajtur me 4, por më pëlqen si rol, pasi më jep mundësi të shkoj përpara, për të provuar golin. Jam shumë i kënaqur me rolin që më ka dhënë trajneri.

Karriera ime tani është në lulëzim, pasi jam vetëm 26 vjeç. Me Napolin besoj se do të gjejmë një zgjidhje, pasi është si shtëpia ime e dytë. Shpresoj që të rinovoj dhe të qëndroj aty për shumë gjatë.

Unë kam shumë qejf të shënoj sa më shumë. Shpresoj që të shënoj dhe më pëlqen goli. Shpresoj që ditën e nesërme të bëj një gol”, u shpreh Hysaj.

Share This Article
4 Comments
  • Ja qive temen,shenove vertete,por………ne porten e Strakoshes.
    Si nuk te vjen turp te dalesh ne publik me ate “huq”,qe edhe une je jam mbi 70 vjec do t,’a kishe evituar ate gol-skandaloz.
    Kjo tregoi se ishe i rraskapitur nga ndeshje e pare.
    Gjynah,je lojtar kalibri dhe nuk te falet….

  • Te pa cipe! E shitet bukur,deshtak sa u dhane? Mbreme e bene edhe te tjera skuadra por ju ishit per turp. Dukej si ndeshje e kampionatit Shqipetar. Debil,do shenoj thote pastaj bejne teater.

  • E shenove….por ne porten tende.
    Si t’u ngaterruan kembet dhe nuk e devijove ate top,qe edhe une qe jam i moshuar do t’a kishe nxjerre jasht ate top,qe po hynte ne porte duke kercyer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *