Një rrëfim i gjatë e i gjërë ai i Leonardo Bonucci, në Coverciano, jashtë të cilit nuk mbetet çështja e transferimit të tij nga Juventus, te Milan, i shfrytëzuar nga qendërmbrojtësi dhe kapiteni i ri i kuqezinjve, për të hedhur posht akuzat dhe ofendimet e tifozerisë bardhezi në rrjetet sociale.
Ish-mbrojtësi i Juventus ka pranuar se ishte një moment kur ai kishte kuptuar se nuk do të kishte një të ardhme bardhezi, si pasojë e disa vendimeve të njëpasnjëshme të klubit.
“Mercenar, tradhëtar, i poshtër, kështu më kanë etiketuar. Gjëja që më ka bezdisur më shumë. E para, mercenary jo, sepse askush nuk e di që sezonin e kaluar kam fituar afërsisht po aq sa fitoj tani te Milan. E dyta, nuk kam tradhëtuar askënd, por kam bërë zgjedhjen si pasojë e asaj të bërë nga klubi.
Pastaj, i poshtër, as që bëhet fjalë. Zgjodha Milan, i lumtur për atë projekt, me dëshirën për tu vënë në diskutim. Duheshin këllqet dhe kurajo për të bërë zgjedhjen që bëra unë. Mora përgjegjësitë e mia. Tani klubi më dha shiritin e kapitenit, një nder dhe një përgjegjësi e dyfishtë dhe shpresoj të bëhem udhëheqësi i një cikli fitues”, deklaroi Bonucci.
