Me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë ndaluar nga Policia e Shtetit edhe 4 persona për trafikun e 2.5 ton kanabis me kamion nga Shqipëria përmes Durrësit në drejtim të Ankonës në Itali në 9 janarit të vitit 2017.
Paraditen e sotme janë ndaluar dy punonjës policie në Pikën e kalimit kufitar, Durrës, një doganier në Doganën e Portit, Durrës, si edhe një agjent doganor.
Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda është evidentuar se, për kalimin e kamionit të ngarkuar me 2.5 ton lëndë narkotike, janë krijuar kushtet nga zyrtarë publikë, të cilët kanë mundësuar kalimin lirisht të kamionit nga porti i Durrësit deri në portin Ankona në Itali.
Për këtë arsye, nga ana e Prokurorisë për Krime, të Rënda është urdhëruar gjithashtu ndalimi i efektivëve të Drejtorisë së Policisë së Kufirit dhe Emigracionit, Durrës, Gëzim Dervishi dhe Agron Kapllani, si edhe për doganierin Altin Katundi, e agjentin doganor Mikail Hila.
Urdhërat e ndalimit janë ekzekutuar nga ana e Policisë së Shtetit.
