Ministri grek i Rendit Publik dhe Mbrojtjes së Qytetarëve, Rikos Dendias, ka inspektuar zonën kufitare më Shqipërinë, ku pak ditë më parë u kapën tre të arratisurit nga burgu i Drenovës.
Dendias është takuar me punonjësit e policisë, të cilët kanë bërë arrestimit, dhe i ka përgëzuar ata për punën e bërë, shkruan sot “Panorama”.
Ministri ka premtuar pajisjen e komisariatit me automjete, kamera termike dhe ndihme të tjera të karakterit teknik.
Ndërkohë, nga ana tjetër, pas kapjes së tre të arratisurve shqiptarë, Agimi i Artë i kërkon qeverisë greke bllokimin e kufirit me Shqipërinë, duke ngritur kampe për dëbimin e shqiptarëve.
Partia ekstremiste greke shkon deri aty sa kërkon edhe instalimin e minave antinjeri në kufirin shqiptaro-grek.

po keto palaco u fol sikur do i nxirnin jashte lugjit si parti ?