Kapllani tjetër gol në Bundesligën e dytë

redaktor

Edmond Kapllani realizoi golin e tij të tretë në këtë edicion të Bundesligës së dytë me ekipin e Fsv Frankurt, por rrjeta e sulmuesit shqiptar nuk i bëri shumë punë skuadrës gjermane që u mposht brenda në shtëpinë e saj me shifrat e thella 5-1 nga Bochum. Sulmuesi durrsak që në takimet e fundit të Kombëtares Shqiptare është grumbulluar rregullisht nga trajneri Gianni De Biasi arriti të shënonte golin e barazimit provizor 1-1 në minutën e 41-të.

Kapllani i shërbyer mirë nga një shok skuadre arriti të depërtonte mirë ndaj mbrojtjes kundërshtare dhe i vetëm përballë portierit të Bochumit Esser e mposhti këtë të fundit me një parabol të lehtë. Ky ishte goli i tretë i Kapllanit në kampionat dhe i pesti në këtë sezon pasi ish lojtari Karlsruhes dhe Augsburgut ka arritur të realizojë edhe dy herë të tjera në Kupën e Gjermanisë. Në sfidën mes Fsv Frankfurtit dhe Bochumit u aktivizua si titullar edhe Odise Roshi me mesfushorin shqiptar që luajti për plotë 73 minuta duke u zëvendësuar më pas nga Epstein.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *