Radhë të gjata në tokën greke dhe atë neutrale janë krijuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës gjatë ditës së djeshme. Sipas palës greke, situata është krijuar për shkak të problemeve në sistemin kufitar, defekt në kompjutera. Ndërsa emigrantët që presin të kalojnë në tokën greke treguan se ndodheshin në radhë që prej orëve të para të mëngjesit. “Po nuk kaluam, rrezikojmë punën. Pala greke na thotë që ka probleme me kompjuterët, kjo nuk është hera e parë që grekët e thonë këtë gjë”, u shprehën emigrantët. Ky defekt u riparua orët e pasdites.
